Qendra e sterilizmit që u ngrit në QSUT, por nuk u vu në punë kurrë, ishte një repart i ngritur falë një kredie me vlerë totale 1.2 mln euro dhe synonte të transformonte sterilizimin në këtë qendër spitalore.
Në plan-biznes përllogaritej një kosto prej 3.4 mln euro për ta vënë punë dhe blerë mjetet e reja kirurgjikale me një periudhë amortizimi prej 17 vitesh. Ish ministri Beqaj, në reagimin publik kishte disa shpjegime lidhur me këto konkluzione hetimore.
“Meqenëse po thuhet se centrali i sterilizimit i QSUT i plotëson të gjitha nevojat e Shqipërisë, kush dhe me se do i transportonte instrumentet e sterilizuar për tek Spitali i Traumës, tek secili nga dy maternitetet, tek spitali Shefqet Ndroqi. Kush do i sillte dhe me se do i sillte përsëri në central për t’u sterilizuar rishtas. kush dhe me se do i transportonte instrumentet e sterilizuar për tek spitali i Durrësit, Fierit, Shkodrës, Korçës, Sarandës, Vlorës, Elbasanit”- tha Beqaj.
Gjatë verifikimit të dokumentacionit të kostos së sterilizimit në QSUT, SPAK ka gjetur se në vitin 2017 koncensionarit i është dhënë 4.6 mln euro më shumë se sa kostoja prej 1m ln euro që do të kishte shpenzuar spitali po ta bënte vetë sterilizimin.
“Në dosje përmendet shifra 11 mln euro që asokohe nuk i kishte ministria e shëndetësisë, por interesant është fakti që gjatë kësaj kohe është paguar mesatarisht 13.5 mln euro. pra nuk kishte 11 për një investim total, por ka 13.5 mln euro çdo vit për t’ia dhënë këtij njeriu”- u shpreh Ilir Alimemeti.
Hetimi zbulon dyshime të forta për mashtrim që në krye trë herës me të dhënat në studimin e fizibilitetit. Më konkretisht, Klodjan Rrjepaj, si kryetar i komisionit të koncensionit u ka servirur shefave të shërbimeve disa sete kirurgjikale, që ia ka dërguar me e-mail Umbro Staçini, që ata të përzgjedhin.
Më pas i ka vendosur në dosjen e studimit të fizibilitetit, sikur këto instrumenta janë propozuar nga shefat e shërbimeve. Umbro Staçini zotëron 30 % të koncensionit. Po ashtu nga verifikimi i komunikimeve elektronike të ish zëvendësministrit Rrjepaj është gjetur se ai komunikonte që në vitin 2014 me Ilir rrapajn se si të vepronte në lidhje me realizimin e këtij koncensioni.
Në këto kushte GJKKO çmon se jo vetëm ka pasur njohje mes fituesve të koncensionit, por ato janë përfshirë direkt gjatë gjithë procesit përgatitur të dosjes së studimit të fizibilitet.
Më absurdja është se koncensionari thotë se ka 1.85 euro shpenzime për energji elektrike, 0.75 euro shpenzime uji, 1.7 euro shpenzime për energji termike për çdo set, kur ndërkohë në bazë të kontratës të gjitha këto shpenzime i janë ngarkuar spitaleve.
Referuar dosjes hetimore, mes momenteve që ngrihen hije dyshimi ishte edhe lloji i procedurës prokuruese.
“Gjykata çmon se Ministria e Shëndetësisë ishte e vetdijshme se nuk plotësoheshin kushtet për koncension, ndaj ka shpikur këtë procedurë të re. Pasi ka paraqitur një ofertë të mirë në garë, pasi është shpallur fituese, kontrata është rinegociur me koncensionarin në favor të këtij të fundit”.