Një shtetas shqiptar është ndaluar gjatë kontrollit në portin e Barit në Itali, pasi ka tentuar të trafikojë një çift brekshësh.
Shqiptari rezident në Itali, po udhëtonte me një furgon kur gjatë kontrollit autoritetet portale zbuluan një kuti me dy breshkë të llojit Testudo hermanni, të cilat janë klasifikuar si specie në rrezik.
Autoritetet në Itali thonë se shqiptari ka shkelur Konventën Ndërkombëtare e Uashingtonit (CITES) për ndalimin e trafikimit të këtyre specieve, dhe tashmë rrezikon shumë në bazë të ligjit.
Breshkët iu dorëzuan disa anëtarëve të ËËF, të cilët do t’i lëshojnë sërish në natyrë.


