Mbreti Charles III dhe mbretëresha Camilla në vizitë shtetërore në Francë

spot_img
Advertisements

Mbreti Charles III i Britanisë se Madhe dhe mbretëresha Camilla mbërritën sot në Francë për një vizitë shtetërore treditore në vend.

Charles dhe Camilla po vizitojnë Parisin dhe Bordeaux-in gjashtë muaj pasi udhëtimi duhej të riplanifikohej për shkak të trazirave të përhapura në të gjithë vendin.

Sot pasdite, çifti mbretëror mbërriti në aeroportin Orly të Parisit dhe u përshëndet nga kryeministrja franceze, Élisabeth Borne dhe diplomatë të tjerë.

Një oficer dhe 20 roje të Gardës së Republikës, e cila është pjesë e Xhandarmërisë Kombëtare Franceze, u rreshtuan për t’i përshëndetur.

Çifti udhëtoi me një aeroplan privat Airbus “baby Voyager” nga Farnborough, Hampshire.

Camilla kishte veshur një fustan ngjyrë rozë të errët nga Fiona Clare dhe një kapelë rozë në stil beretë nga Philip Treacy.

Presidenti francez, Emmanuel Macron i uroi mirëseardhjen përpara mbërritjes së Charles, duke shkruar në median sociale: “Ju na vizituat si princ, ju po ktheheni si mbret. Madhëria juaj, mirë se vini.”

Mbreti dhe mbretëresha do të takohen me Macron, 45 vjeç, dhe bashkëshorten e tij Brigitte, 70 vjeç, në një ceremoni kujtimi në qendër të kryeqytetit.

Si pjesë e ceremonisë, Charles do të ftohet nga presidenti për të ndezur simbolikisht flakën e përjetshme të monumentit që digjet në kujtim të atyre që vdiqën në Luftën e Parë dhe II Botërore.

Më pas, katërshja do të shkojnë drejt Pallatit Élysée, rezidenca zyrtare e presidentit, ku Charles dhe Macron do të ulen për bisedime.

Në mbrëmje, Charles dhe Camilla do të jenë mysafirë nderi në një banket madhështor shtetëror me kravatë të zezë të organizuar nga Macron, në Pallatin e Versajës.

Mbreti dhe presidenti Macron do t’u drejtohen 160 të ftuarve, të cilët do të përfshijnë figura të profilit të lartë të zgjedhur për kontributin e tyre në marrëdhëniet BM-Francë.

Latest articles

Related articles