Në margjinat e ceremonisë në monumentin e Christopher Columbus në Nju Jork, kryeministrja italiane në fjalimin e saj preku dhe çështjen e emigracionit të paligjshëm në vend. Ajo tha se nuk do të lejojë që Italia të kthehet në kamp për refugjatët e Evropës, shkruajnë mediat vendase.
“Për mua është e rëndësishme që memorandumi me Tunizinë të vazhdojë, përtej përpjekjeve të zakonshme të së majtës evropiane për të minuar një punë shumë delikate, të gjatë dhe të lodhshme dhe shpeshherë duke mos pasur guximin për ta bërë atë hapur, ai vazhdon të jetë më i arsyeshmi. Pastaj komisioni tha se sipas tyre memorandumi është një model që duhet përdorur edhe me kombet e tjera, jam dakord. Duhet të vazhdojmë memorandumin, ta zbatojmë dhe të marrim burimet. Mendoj se skema duhet të përdoret për të gjitha vendet e Afrikës së Veriut”, tha kryeministrja.
Sipas kryeministres, tani duhet t’u shpallin luftë trafikantëve të qenieve njerëzore.
“Kritikat e Moraëiecki-t i referoheshin paktit të imigracionit dhe azilit, nëse kjo është çështja jam dakord, në kuptimin që pyetja nuk është ajo e zhvendosjes por si ndalohen largimet e paligjshme, përderisa në Evropë pretendojmë të diskutojmë se si le të shpërndajmë popullit, ne nuk do t’i shkojmë deri në fund, sepse askush nuk mund të mendojë, përballë këtyre flukseve, t’ia kalojë problemin dikujt tjetër. Pakti i imigracionit dhe azilit është një çështje e mëparshme, ju e përmendët por është pjesë e paketës. Von der Leyen e di që nuk është prioriteti im”, tha ajo.