Ish kryeministri Nano lë spitalin. Përmirësim të frymëmarrjes

Gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit Fatos Nano është përmirësuar dhe sot ai ka lënë spitalin.

Nano qëndroi i shtruar për rreth një muaj në një spital privat në Tiranë, pasi shfaqi probleme me mushkritë.

Së fundmi, gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar pas ndërhyrjes kirurgjikale, dhe ai ka mundur të lërë shtratin e spitalit duke u transportuar në shtëpinë e tij.

Nano shfaqi probleme nga sëmundja Pulmonare Obstruktive Kronike e quajtur ndryshe si SPOK.

Kjo është një sëmundje (patologji) që prek mushkëritë dhe mund të parandalohet. Karakterizohet nga një ngushtim (obstruksion) i parikthyeshëm ose pjesërisht i rikthyeshëm i rrugëve ajrore.

Latest articles

Related articles