Bardhi propozon nënkryetarin e Berishës për reformën zgjedhore

Nga Kukësi, deputeti Gaz Bardhi tregoi se gjatë mbledhjes ëshët diskutuar për agjendën parlamentare të kësaj jave ku fokus ishte Reforma Zgjedhore. Sipas tij, është e papranueshme që në dy vite komisioni i Reformës Zgjedhore nuk ka prodhuar asnjë rezultat.

“Jemi ndalur në agjendën parlamentare të javës që vjen ku në fokus ka qenë Reforma Zgjehdore. Sot, Grupi Parlamentar ka autorizuar kryetarin e grupit që të propozojë projektvendimin për ngrijten e Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe përbërjen e këtij komisioni. Bashkëkryetar është çaktuar z.Oerd Bylykbashi, ndërsa anëtarë propozohen deputetët:
Dhurata Çupi, Dash Sula, Ervin Salianji, Tomorr Alizoti, Lindita Metaliaj;

Aleatët: Shpetim Idrizi, Fatmir Mediu dhe Petrit Vasili.

Brenda kësaj jave del raporti për zgjedhjet vendore dhe pjesë e punës së këtij komisioni do të duhet të bëhen rekomandimet dhe së dyti në gjykimin tonë komisioni do të duhet të asistohet nga ekspertët e ODIHR. Për ne është e papranueshme që në dy vite komisioni i Reformës zgjedhore nuk ka prodhuar asnjë rezultat”, tha ai.

I pyetur se nëse kryetarja e Kuvendit do të njohë Bylykbashin për një detyrë që tashmë e mban Enkelejd Alibeaj, Bardhi u shpreh se ata nuk ndërhyjnë tek Grupi i PS-së dhe se nuk beson se ka ardhur dita që Edi Rama të diktojë se kush do të jetë bashkëkryetari që përfaqëson opozitën.

Latest articles

Related articles