Mentor Kikia ka dy fjalë: Mos duhet të ngrejmë zërin për çdo kanal të tharë në këtë vend?

spot_img
Advertisements

Mentor Kikia

Pronari i agro-turizmit “Mrizi i Zanave” njoftoi se ia kishin lëshuar ujin në kanal, për të ujitur orizoren e tij modeste. Altini denoncoi publikisht mungesën e ujit dhe njoftoi tërheqjen nga projekti për të rikthyer kultivimin e orizit. Altini falenderonte edhe ish ministren dhe ministren e bujqësisë që ishin interesuar personalisht për këtë situatë.
Lajmi i mirë është që në kanalin e tharë, vërshoi sërish uji, edhe pse me vonëse pasi dëmi është bërë.
Por lajmi i keq është se reagimi erdhi pasi shumë njerëz, mes të cilëve edhe unë personalisht, folëm e shkruam, ngritëm zërin, duke iu bashkuar Altinit.
Por problemi i Altinit nuk është problem vetëm i Altinit.
Në fshatin tim të linjdes kishte një rezervuar që vadiste tokat, por e shkatërruan sepse ia dhanë për shfrytëzim një kompanie private.
Në fshatin ku jetoj, kalon bri arave lumi Erzen, por tokat janë të thara. Kanalet ujitëse e përshkonin fshatin dikur dhe dërgonin ujë në çdo parcelë, por tani ata janë vetëm për muze. Ndërsa banorët shfrytëzojnë “barbarisht” ujërat nëntokësore, në thellësi mbi 50 metra, që nuk rikuperohen më kurrë.
Në të gjithë fshatrat përgjatë rrjedhës së Erzenit, fushat në dy anët janë të thara, e uji i lumit shërben vetëm për të dërguar në det ujërat e zeza që derdhen përgjatë rrjedhës së tij.
Në shumë fshatra të tjera rezervuarët e ndërtuar për bujqësinë, u janë dhënë HEC-eve lokale për shfrytëzim, po shkatërohen sepse nuk mirëmbahen, apo janë shndërruar në oaze relaksi për restorante të ndërtuar aty, dhe që rezervuarët i përdorin për të rritur peshk, rosa, pata e mjelma, që të argëtohet klientët. Këta janë bërë praktikisht pronarë të rezervuarëve, me bekimin e qeverisë, kuptohet.
Ministria e Bujqësisë nuk duhet të kujtohet për ujin vetëm kur bëhet fjalë për njësi bujqësore të njohura publikisht siç është Mrizi i Zanave, dhe për të clën ngritën zërin sumë njerëz, me të drejtë.
A e di Ministria e Bujqësisë se sa ferma, sera e pemtore, janë sot të etura, nga Korca deri në Shkodër?
Mus vallë duhet që njerëzit të bërtasin publikisht për çdo kanal që ministria të tregojë interes?
I dashur Altin, ti bën mirë që tregohesh mirënjohës e i falenderon ministren dhe ish ministren për interesimin. Por dije se, pa zërin e mijëra njerëzve të bashkuar me ty, ato nuk e do e kishin vënë ujin në zjarr për ujin tënd.

Latest articles

Related articles