Ecuria pozitive e kombëtares sonë të futbollit ka rritur interesin e tifozerisë kuq e zi për të ndjekur ekipin e zemrës në stadiumin “Air Albania” më 12 tetor në ndeshjen deçizive kundër Çekisë.
Por thuajse akush nuk arriti të sigurojë një biletë nga ankandi online i federatës shqiptare të futbollit.
Çuditërisht 20 mijë e 900 bileta, sa është kapaciteti i stadiumit, u shitën për 3 orë, që do të thotë matematikisht janë shitur 111 bileta në minutë ose gati 2 bileta në sekondë ???
Minimalisht për të rezervuar dhe blerë një biletë online duhen 5 minuta për të zgjedhur vendin, të shkruash emrin e më pas të bësh pagesën me kartë.
Kjo mënyrë e ndarjes së biletave në mënyrë preferenciale nga ana e FSHF ka irrituar mijëra qytetar të cilët kanë pritur me orë online dhe në fund nuk kanë arritur të sigurojnë një biletë.
Redaksia mëson se bileta për ndeshjen po shiten në tregun e zi me 3 ose 4 fishin e vlerës (300 euro) e madje po përdoret edhe rrjeti social instagram si “dyqan”.