Mediat e qeverisë sulmojnë gazetarin Arian Çani pse mbron minoritetin grek

spot_img
Advertisements

Gazetari Bledi Mane ka qenë i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku foli në lidhje me procesin gjyqësor ndaj kyebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Bleri.

Në fjalën e tij, Mane u ndal dhe te mbrojtja që Arian Çani i bëri rastit të Belerit në emisionin “Noë” në Euronews Albania mbrëmjen e djeshme.

Unë dje kam mbetur i shokuar nga një tjetër Beler i medias shqiptare që quhet Arian Çani. Antishqiptari më i thekur i medias shqiptare, njeriu që pasurohet çdo ditë në Shqipëri dhe shan Shqipërinë. Arian Çani është njëriu që i hapen dyert, dritare, shpartallon nacionalizmin, shan kombin, shan popullatën dhe një tjetër Beler i lihen këto hapsira. Belerit ia treguam vendin“.

Kjo pjesë është shkëputur dhe rimarrë nga mediat e qeverisë për ti fryrë çështjes Beleri sepse po synon psikozën e armikut të jashtëm të qeverisë Rama. Në fakt, çështja Beleri është çështje e SPAK dhe GjKK, si dhe avokatëve, por jo e Qeverisë Rama që fton gazetarët përmes makinacioneve të bëjnë emisione për Belerin sepse devijon vëmendjen ndaj varfërisë këmbëkryq, korrupsionit galopant dhe oligarkisë zhvatëse.

Arian Çani është me nacionalist se Bledi Mane apo të tjerë që keqpërdorim median për llogari të biznesit të qeverisë. Minoriteti grek në Shqipëri është pasuri kombëtare.

Latest articles

Related articles