Partia Demokratike përmbylli të gjitha proçeset statutore duke i dhënë antarësisë dhe qytetarëve një lidership të ri politik. Të gjithë janë në provë, përfshirë kryetarin e Partisë.
Forumet dhe struktura ekzekutive e Partisë Demokratike së bashku me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha janë në një ristart për të përformuar më mirë, më shpejt dhe më drejt për interesin publik.
Është e qartë që Partia Demokratike pësoi një ndarje të thellë me të shkuarën e saj dhe është e dobët në krahasim me Partinë Socialiste. Hendeku nuk është e pangushtueshëm.
Rruga e vetme është lidhja e telave me qytetarët përmes një aleance vlerash në opozitë që projekton të ardhmen e vendit.
Nën kujdesin e Partisë Demokratike, opozita e re mund të jetë platformë që do çlirojë ekonominë, drejtësinë dhe në fund demokracinë.
Sot për sot PD nuk i ka borxh askujt, asgjë. Liria e çdo kujt matet me borxhet që ka. Borxhet e Ramës, Berishës dhe Metës nuk janë borxhet e PD.
Ndërtimi i opozitës me kampionë elektoral në 12 qarqe do të jetë prioritet i PD për muajt e ardhshëm. Afati për 140 kandidatë për deputetë brenda fund marsit nuk është kot. Është shumë e rëndësishme që opozita të jetë e qartë me veten dhe qytetarët për çfarë punon dhe lufton. Nuk ka më kohë për të parë kërthizën e Elton Johnit të Berishës.


