Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mbledh sot në orën 11.00 Këshillin Kombëtar. Në fokus të mbledhjes sikur njofton PD, do të jetë zgjedhja e strukturave drejtuese të partisë.
Në mbledhjen e sotme Këshilli Kombëtar do të zgjedhë kryesinë e Kuvendit, sekretarët, nënkryetarët dhe zëdhënësin e grupit të PD-së.
Më 2 shtator u mblodh Kuvendin kombëtar të PD-së, ku u miratuan ndryshimet statutore, sipas të cilit kryetari i PD-së merr dhe postin e kreut të grupit parlamentar të PD-së.