“Dhamë shpirtin për kombëtaren”. Me këto fjalë futbollisti i kuqezinjëve, Mario Mitaj, komentoi sfidën e zhvilluar në “Fortuna Arena”, në Pragë përballë Çekisë, e cila përfundoi me rezultatin 1-1 dhe që vlenë për grupin E, të kualifikuesve të Europianit të vitit 2024, që do të luaj fazën finale në Gjermani.
Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Mitaj, gjatë një interviste për Federatën Shqiptare të Futbollit, nënvizoi se skuadra ishte kompakte dhe luajti mjaft mirë si në fazën mbrojtëse dhe sulmuese, në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë në Pragë, përballë Çekisë,
“Si unë dhe ekipi bëmë një paraqitje shumë të mirë, të gjithë bashkë ishim duke sulmuar dhe mbrojtur, duke dhënë shpirtin për Kombëtaren, dhe prandaj morëm rezultat pozitiv. Besoj se paraqitja ime ishte e mirë, besoj që edhe trajneri së bashku me shokët të kenë të njëjtin mendim”, tha ai.
“Këto dy vitet e fundit është krijuar një grup harmonik, shumë i bukur brenda dhomave të zhveshjeve dhe me këtë rezultat pozitiv besoj që do tëe”, deklaroi ai
Kombëtarja shqiptare barazoi me rezultatin 1-1 ndaj Republikës Çeke, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’. Një pikë shumë e rëndësishme, që i mban kuqezinjtë në vendin e dytë, në garë për një vend në finalet e kampionatit të ardhshëm europian. Pas kësaj ndeshjeje, Shqipëria renditet e dyta në grup me shtatë pikë, një më pak se Çekia e vendit të parë dhe një më shumë se Polonia e vendit të tretë.
Të dielën, Kombëtarja luan ndeshjen e pestë në grupin E, kundër Polonisë në stadiumin ‘Air Albania’ duke nisur nga ora 20:45.