Gaz Bardhi fillon ta dredhë shpejt: Nuk kam folur me ndërkombëtarët

spot_img
Advertisements

Duke folur për bashkimin me Sali Berishën në “Now me Erla Mëhillin”, Gazment Bardhi tha se nuk ka takuar ndërkombëtarët.

Siç sqaroi ai, për aq kohë sa nuk ka shkelur asnjë nga parimet që ndërkombëtarët duan të shohin te opozita shqiptare atëherë nuk ka arsye pse t’i druhet një paralajmërimi.

“Cilido që i fryn tezës që partnerët ndërkombëtarë kanë marrë vendime lidhur me PD-në apo opozitën sepse duan të shuajë PD-në dhe opozitën, në fakt është duke kontribuar për ngritjen e një fryme kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nuk kam bërë takime me ndërkombëtarët. Kam pasur takim me 59 deputetë të Partisë Demokratike, jo vetëm me zotin Berisha. Takimi me zotin Berisha ka ndodhur të martën, sot jemi e enjte. S’kam pasur mundësi të kem takime. Më parë jam takuar me ndërkombëtarët dhe kam folur për nevojën që ka opozita për t’u forcuar dhe se në këtë moment ku ndodhet Shqipëria, vijimi i një konflikti brenda opozitës po shuan Partinë Demokratike dhe opozitën dhe po fuqizon në mënyrë të pamerituar Edi Ramën,” – u shpreh Bardhi.

Uashingtoni nuk e ka mirëpritur lëvizjen e Gaz Bardhit. Ambasada amerikane në Tiranë është udhëzuar nga State Departament të izolojë çdo kënd që flet se SHBA ka kërkuar bashkimin e tij me Sali Berishën.

Latest articles

Related articles