Përfaqësuesi i Berishës në KQZ zbulon bashkëpunimin me Bardhin; Foltorja njeh si legjitime PD e Bashës

Ditën e sotme KQZ pranoi regjistrimin e Partisë Demokratike si subjekt zyrtar në zgjedhjet e 25 shtatorit. Pas këtij vendimi të KQZ reagoi edhe përfaqësuesi ligjor i Rithemelimit, i cili në sinkron branoi bashkëpunimim me Gazement Bardhin, ku në sinkron me të nuk e njohin Lulzim Bashën si kryetar.

Reagimi i plotë

Ne vlerësojmë se jemi në kushtet që është botërisht e njohur që kryetar i PD është zoti Berisha dhe kemi vendimin e shkallës së parë të depozituar zyrtarisht në gjykatë të datës 25 Mars të 2022, rregjistrim i fundit i gjykatës së Tiranes sikundër kemi dhe këtë shkresën të datës 30 gusht 2023 nga Gjykata e Tiranës. Ku, një kthim përgjigje zyrtare ku ekziston si rregjistrim i fundit në rregjistrin e partive politike vendimi i shkalles së parë dhe me pas vendimi i apelit i datës 3 Mars 2023 i cili është ende i bllokuar ne Gjykatën e Lartë. Them i bllokuar sepse ne Gjyaktën e Lartë ne tejkalim të afateve ligjore, 30 ditore nuk ka marrë vendim. Dhe sikundër e dinë te gjithë juristët ky është një vendim jo i formës së prerë.

Gjykata e Lartë duhet të ishte shprehur brenda 30 ditesh nëse duhet ta kthente çështjen në rigjykim në apel apo do ta mbyllte. Përfundimisht këtë element ne duam ta bëjmë pjesë të praktikës tuaj, të KQZ, këtë shkresë zyrtare të ardhur nga Gjykata e Tiranës sikundër kemi dhe 2 dokumenta të tjerë që duam të paraqisim
për të argumentuar, dokumenta të brendshëm të PD, duam të argumentojmë jo vetëm nevojën për rregjistrimin e Partisë Demokratike me kryetar Sali Berishën, por duam ti mëshojmë faktit që KQZ-ja nuk duhet të rregjistrojë PD e cila pretendohet të përfaqësohet nga zoti Basha për këto zgjedhje për sa kohë zoti Basha ka dhënë dorëheqje publikisht në 2021.

Kjo dorëheqje e tij është pranuar publikisht dhe nga përfaqësuesi i zotit Basha në Kolegjin Zgjedhor dhe mund të citojmë vendimin numër 5 datë 23.03. 2023 të Kolegjit Zgjedhor ku në brendi shfaqet dhe njihet kjo vendimarrje. Më pas Këshilli Kombetar i PD ka njohur dhe dorëheqjen e zotit Enkelejd Alibeaj dhe po e rikujtoj diferencën që ka nga muaji Mars kur ju u detyruar si Komisioner të zgjedhjeve ta rregjistronit PD me nënkryetarin pas vendimit të Kasit dhe më pas të Kolegjit. Ne nuk jemi në këto rrethana. Rrethanat kane ndryshuar nga muaji Mars. Kësaj here as zoti Basha nuk figuron kryetar i PD zyrtarisht dhe as Zoti Alibeaj nuk figuron më nënkryetar.

Kështu që ndodhemi pranë nje situate mjaft të ndryshme dhe ne kërkojmë të mos rregjistrohet PD e cila ka ardhur sot përfaqësuar nga zoti Sefa për të përfaqësuar zotin Basha. Kemi këtu 2 vendime, procesverbale të Këshillit Kombëtar të PD të datës 27 korrik 2023, nr protokollo 60 ku shihet qartë që nuk ka patur mbledhje dhe nuk ka patur vendimarrje dhe kjo është e konfirmuar nga sekretari i përgjithshëm i PD dhe këto shkresa i janë dërguar Gjyjatës së Tiranës për rregjistrim, pra ka një konflikt të brendshëm në PD dhe për sa i përket udhëheqjes aktuale që zoti Sefa pretendon dhe që në bazë të së cilës ështe prezent dhe kërkon rregjistrimin e PD.

Po ia vë në dispozicion KQZ-së këto dokumenta zyrtare dhe i mëshoj dhe një herë faktit për vendimin, rregjistrimet e fundit të Gjykatës së Tiranës, kjo është e datës 30 Gusht, nesë ka rregjistrime të dates 4 shtator le të na i vene në dispozicion, por rregjistrimi i fundit është vetëm vendimi i Apelit i 3 Marsit 2023. Pra nuk ka asnjë rregjistrim që të figurojë rizgjedhja e ndonjë kryetari të ri.

Latest articles

Related articles