Ndryshimet në qeveri, Lita: Problematikat e gjetura nga SPAK sollën këto lëvizje. PD e ndarë nga korrupsioni i së kaluarës

Gazetari Lavdrim Lita ishte i ftuar në studion e Ora News ku foli për ndryshimet në qeveri nga kryeministri Rama. Lita i cilësoi këto ndryshime si lëvizje pa kuptim ku problematikat e gjetura nga SPAK sollën këto lëvizje në qeveri.

Ndryshimet janë të shumta në numër, por të ulëta në cilësi… hiq ministra dhe ngri zv.ministra. Njerëz me rezultate të paqarta dhe të dyshimta janë promovuar në të njëjtët sektorë. Largimi i Delina Ibrahimajt nga Financat është pranim i dështimit me ekonominë.

Ndryshime dhe lëvizje pa kuptim, si ajo e Manastirliut nga Shëndetësia tek Arsimi. Problematikat e gjetura nga SPAK sollën ndryshime në qeveri. SPAK i ka marrë tepsinë dhe timonin“, u shpreh Lita.

Po ashtu gazetari komentoi edhe zhvillimet brenda kampit opozitar veçanërisht situatën mes demokratëve.

Partia Demokratike me atë që u pa në Këshillin Kombëtar të thirrur nga Lulzim Basha konfirmoi ndarjen përfundimtare të demokratëve. PD në drejtimin e Bashës tashmë është e ndarë tashmë ngë korrupsioni i të kaluarës. Varka e vogël e Gaz Bardhi drejt Trekëndëshit të Bermudës“, theksoi ndër të tjera gazetari Lavdrim Lita

Latest articles

Related articles