I ngarkuari me Punë i SHBA në ambasadën amerikane në Tiranë, David Wisner ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin Edi Rama.
Ambasada amerikane thotë se në këtë takim u diskutua për çështje si partneriteti mes dy vendeve, rëndësia e mbështetjes së rinisë shqiptare dhe mikpritja e Shqipërisë ndaj refugjatëve afganë.
Mesazhi i ambasadës së SHBA:
I Ngarkuari me Punë David Wisner u takua sot me kryeministrin Edi Rama për të riafirmuar lidhjen e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.
Ata diskutuan partneritetin e ngushtë të vendeve tona në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, veçanërisht për Ukrainën, si dhe rëndësinë e mbështetjes së rinisë shqiptare. Ëisner falënderoi gjithashtu kryeministrin për mikpritjen e jashtëzakonshme që Shqipëria ka treguar ndaj afganëve


