Censurimi i TV për takimin e PD si reagimin i sistemit të korruptuar


Nga Sidi Hasanaj

Sot në pasdite kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte në takimin e parë me anëtarët e këshillave bashkiak të PD në mbarë vendin.

Në takim ishin 120 anëtarë të zgjedhur në 14Maji të Këshillave Bashkiak dhe një pjesë e drejtuesve të PD.

Po si ka mundësi thuajse ASNJË TELEVIZION nuk e trasmetoi takimin e Bashës me të zgjedhurit e qytetarëve të Shqipërisë për pushtetin lokal?

Kanë gjetur një pseudo argument “po PD ka pak vota tashmë”.

E zëmë se 105mijë votat e PD në 14Maji ju duken pak…EDHE?
Përfaqësuesit politikë e vendorë të 105mijë votuesve nuk gjejnë hapësirë në mediat kombëtare as në pasditen e nxehtë të fund Gushtit, ku aktivitetet politike janë thuajse zero???

E vërteta është krejt tjetër në fakt, dhe duhet thënë me zë të lartë:

L.Basha dhe Partia Demokratike do goditet me të gjitha mënyrat nga sistemi i korruptuar.
Liderit të PD, Basha, figurave të reja të kësaj partie, aktiviteteve të ndryshme, programit dhe shpalosjes së vizionit të PD do ti vendoset një bllokadë, një perde e zezë ÇENSURE nga shumica e mediave, moderatorëve dhe analistëve të dirigjuar nga Rama-Berisha-Metaj.

Jam i sigurtë se do arrijnë deri aty sa në emisionet në prime time do ftohen vetëm pjesëtarë të PS dhe Rithemelimit dhe analistë të tyre… do anatemojnë PD-në dhe eksponentët e saj… është luftë shumë e pabarabartë dhe e si rrjedhojë e vështirë.

PD sot ka bërë kërkesë në AMA që në media termin PD të përdorin për ata përfaqësues që ligjërisht janë pjesë e saj… eh ku do tja dijë Frangaj me shokë?!
Republikë Bananesh, pronarët e mediave çensurojnë kryetarin e PD dhe madje nuk njohin as gjykatat… as të drejtën (se e drejta është me PD ndaj fituan gjyqin) por pasqyrojnë si PD një grupim krejt tjetër.

Përse? Se me atë grupim kanë histori korrupsioni, qokash, paguhen… janë ortakë në tendera e më e rëndësishmja: ashtu marrin udhëzim nga qeveria!

Është sfidë e madhe që i duhet gjetur zgjidhja, është çensurë e korrupsionit. PD duhet të jetë në çdo arenë përballjeje mediatike kundrejt PS dhe BF… me figurat e saj, qytetarët më pas le ta vlerësojnë.

Latest articles

Related articles