Basha: Shurdhëria politike duhet të marrë fund, t’i themi ndal babëzisë së qeverisjes Rama

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një takimi me të zgjedhurit e kësaj force politike, në Këshillat Bashkiakë ku ka kërkuar që opozita të bëhet zë për qytetarët.

Basha tha se Këshillat Bashkiakë mund të kundërshtojnë dhe t’i shkojnë deri në fund çdo problemi të qytetarëve në gjithë qeverisjen vendore, në mënyrë që të mbrojnë interesin e qytetarëve.
Sakaq shtoi se shurdhëria polikë duhet të marrë fund dhe mos të ketë më kompromis apo pazare mbi përfaqësimin e qeverisjes vendore.

“Nëse gjithsecili e përjeton këtë përgjegjësi, atëherë jo vetëm parlamentet vendore që keni nderin ti përfaqësoni por anembanë vendit do t’ju shtojë një tjetër rritëm dhe përfaqësim qytetar. Aty tek pushteti lokal, ku hallet e vërteta të shqiptarëve braktisen dhe përkeqësohen ditë për ditë, aty ku për çdo kompromise qeveria vendore thotë se e ka pushteti vendor.

Aty ku në kundërshtim me çdo gjë tjetër, ku përqendrimi i pushteti është theksuar nga ujësjellësi tek administrimit dhe një zot e di ku shtihet babëzia për kontroll të çdo hallke qeverisje. Investime dhjetëra mijëra euro për ujësjellës që nuk sjellin pikë ujë, mungesë totale për zhvillim ekonomik, zero vëmendje për të rinjtë, shifra rekord me çdo vend tjetër të rajonit.

Shumë probleme janë të një natyre lokale dhe vlera juaj është të prekni këto probleme. Vetëm një njohje reale e problemeve do t’ju pajisë me pasionin për të mbrojtur interesat e vendit. Nuk bëhet fjalë për numra kur ngrini zërin për padrejtësinë, llogaridhënie, ju do të jeni zëri i tyre, është çështje morali dhe mos bërit kompromis dhe pazaresh, t’i jepni fund kësaj shurdhërie politike”, tha ai.

Latest articles

Related articles