Rama thotë se nuk ka preferenca mes Greqisë e Turqisë

Gjatë bisedës me “Kathimerini” për marrëveshjen e përbashkët Shqipëri-Greqi për zonat detare, gazetari grek e pyeti kryeministrin Edi Rama lidhur me zërat që qarkullojnë për një miqësi strategjike me Presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Rama u përgjigj duke thënë se nuk ka preferenca mes Greqisë e Turqisë, ndryshe nga këto dy vende që nuk e pëlqejnë njëra-tjetrën. Kryeministri hodhi poshtë teoritë konspirative dhe u shpreh se Erdogan nuk e ka pyetur ndonjëherë për çështjen e zonave detare dhe se ai mund t’i zhvillojë betejat e tij pa Shqipërinë.

Duke sjellë në vëmendje faktin se Turqia kërkon që të shkojë në Gjykatën Ndërkombëtare për zonat detare në Egje me Greqinë, Rama tha se shpreson që çështja të zgjidhet dhe palët të bien dakord.

Latest articles

Related articles