Ashensori i “Orange” i mori jetën kamarierit 17-vjeçar, flet saldatori që e montoi

Ashensori që i mori jetën kamarierit 17-vjeçar në klubin “Orange” në Sarandë ishte montuar rreth 4 vite më parë.

Lulzim Allkushi është personi që e ka montuar, ai është me profesion saldator dhe nuk është i licencuar për montimin e ashensorëve. Ky ashensor nuk përdorej për lëvizjen e njerëzve por të mallrave nga depoja në pjesën e sipërme të lokalit.

Ai ka thënë se në katër vite, nuk është kontaktuar asnjëherë për ta kontrolluar ashensorin që i mori jetën 17-vjeçarit Antonio Deliaj.

“Para 4 vitesh më ka kontaktuar pronari i lokalit, Spiro Iliadhi. Më kërkoi që t’i montoja një pajisje si ashensor në mënyrë që të ngjisnin produkte ushqimore nga kati i parë në katin e dytë. Montimi është bërë që para 4 vitesh dhe që prej asaj kohe nuk më është kërkuar që ta kontrolloja”, ka thënë ai.

Në kërkim për ngjarjen e rëndë është shpallur pronari i klubit “Orange”, Spiro Iliadhi.

Latest articles

Related articles