PS miraton kandidatin për kryetar bashkie në Kukës

Asambleja e Partisë Socialiste në Kukës ka miratuar sot kanidaturën e Albert Halilajt për bashkinë e Kukësit.

“Sot, asambleja e Partisë Socialiste miratoi kandidaturën e Albert Halilaj! Shtabi elektoral bëri mbledhjen e parë! Vështirsia është sfidë dhe jo pengesë për familjen tonë! Do ja dalim”, deklaroi Halilaj.

Halilaj ka mbajtur më herët postin e drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Tatimeve në Kukës, si dhe postin e Prefektit të Qarkut Kukës.

Zgjedhjet në Kukës do të mbahen në datën 24 shtator, pas shkarkimit dhe burgosjes së kryebashkiakut Safet Gjici, vetëm pak ditë pasi ishte rikonfirmuar, për shkak se u kap në një video-skandal erotik në zyrën e tij në Bashki.

Latest articles

Related articles