EKSPERTI: Punonjësit që denoncuan vjedhjen e TIMS janë kërcënuar me jetë

Nga Gent Progni

Ne 29 mars kete vit ne media doli lajmi si Gjykata e Tiranes denoi dy ish zyrtaret IT te Drejtorise se Tatimeve Eni Qirjakon me Andi Agaraj per shperdorim detyre se nxorren te dhenat e pagave te 630 mije shqiptareve nga databaza e “Sistemit Cats” te Tatimeve dhe i shiten.

Sa u denuan pas dy vjet hetime?

Eni Qirjako me 32 muaj sherbim prove, Andi Agaraj me 4 vjet sherbim prove. Shefi i tyre Ervin Muca nuk u prek fare, as nuk u akuzua se, “sdinte gje”.

Ja sa e thjeshte eshte te shpetosh pa u lagur po vodhe serverat e Tatimeve pastaj ato te Policise se Shtetit kur ke drejtor Ervin Mucen. Nuk te gjen gje, ste prek shteti as gjykata. Nuk ben hic burg, maksimumi ca sherbim prove me pune detyruese, pastron Lanen.

Sherbimi proves me Mbikqyrje elektronike ka dale nga loja ka shtat vjet qe s’funksionon fare qe kur tenderin per byzylyket elektronik e fitoi Soft & Solution e Ermal Beqirit, shefit te Ervin Muces.

Media dha alarmin ne janar 2022 kur doli lista me paga qe u shpernda virale brenda dites me Whatsap. Doli dhe lista me 900 mije numra celulari dhe nje me 530 mije targa makinash. Prokuroria dhe policia u ngrit ne kembe me konferenca shtypi sepse opinioni publik u nxeh shume nga kjo rrjedhje te dhenash.

Duhej nje zgjidhje qe mos prekeshin autoret e vertete Muca me shefat lart tij. U “kapen” dy autoret qe nxorren listen e pagave te tatimeve. Ata pranuan fajin dhe u bene bashkepunetore te drejtesise dhe me kaq skandali u mbyll. Sherbim prove 32 muaj per Qirjakon dhe 4 vjet sherbim prove per Agaraj. Punonjesit e tatimeve e dinin te verteten kur vinin hetuesit por asnje nuk foli .

Nuk foli njeri pse dhe si ndodhi por u mbajt versioni “u shiten” per 200 mije lek tek dy tipa qe i donin per pune biznesi dhe kredie permbarimi.

Eni Qirjako nga frika kur e arrestuan ne fillim tregoi ne polici te verteten “Kam njoftuar drejtorin Ervin Muça se useri nga i cili kan dale te dhenat mbante emrin Moza Seraj. Une kerkova ndryshimin e userit me emrin Moza Seraj te shefi por ndryshimi nuk u be prej tij”. Deklarimi I Eni Qirjakos e fuste ne valle pergjgjesie Ervin Mucen ndaj ne gjykate ajo i ndryshoi deklarimet.

Keshtu po kerkohet te perfundoje edhe vjedhja e Timsit nga banda e Mirlinda Karacanaj qe solli ne polici Ervin Mucen drejtor IT. Po perpiqen ta mbyllin me heshtje dhe zvarritje. Tre jave kaluan. Pas nje viti a dy “hetime” do dali ndonje viktime te denohet me sherbim prove. AMP e Ard Veliut erdhi me vrull ne 4 gusht pasi media dha alarmin e grabitjes se TIMS. Bllokoi dyert e Komisariatir nr 3 ku jane zyrat dhe serverat e policise.
Ne fillim u duk sikur po behej nami sikur do arrestoheshin te gjithe qe te dilte e verteta por u desh vetem fundjava 5,6 Gusht qe te “zbutej” Ard Veliu me gjithe Met Rrumbullakun. Diku i thirren te dy dhe i orientuan si do vepronin. Kthyen per tre dite ne pune Ervin Mucen. Denoncuesit qe ngriten alarmin e vjedhjes se Tims u kercenuan me jete gjate asaj fundjave dhe qe ate dite s’dihet ku jane fshehur.

**AMP e percolli qe me dat 10 gusht ceshtjen per prokurori dhe jo dje me 22 si ja shiten medias sikur ishte lajm dite. AMP e dergoi “lajmin” nga halli i medias qe e hapi perseri kete skandal kur mori vesh se Ervin Muca ishte akoma ne polici edhe pse per skandalin foli dhe amabasada para ca ditesh.

Prokuroria ska filluar asnje ceshtje ka dhjet dite. Ne gusht jane pushim ska short as prokuror qe te merret me ceshtjen qe percolli AMP e Ard VEliut. Met Rrumbullaku “mori” lejen kete periudhe qe mos ishte aty…thashethemet thone qe e kercenoi Mirlinda Karcanaj ta shkarkonte direkt po nuk i hoqi pezullimin Ervinit.

Ervin Muca vazhdon I qete punen sikur ska ndodhur skandali. Duke qene ne zyrat e Policise manipulon provat dhe punonjesit derisa te vije shtatori kismet do kete ngjarje te tjera dhe do harrohe dhe kjo.

Do harrohet si u shkarkuan nga serverat e Policise se Shtetit të dhenat e TIMS nga civilet me hardisk te jashtem Usb ne xhep. Ata u futen ne Komisariat nga Ervin Muca serbes serbes pa u ndaluar nga askush. Ata sjane ndaluar ose arrestuar me pas.

Usb qe kopjoi te dhenat e TIMS sdihet ku eshte tani, a eshte ne Qipro apo ndonje kopje ka perfundu ne Dubai…

p.s. Titulli eshte i redaksise

Titulli origjinal: Pse AMP lajmeroi dje?

Latest articles

Related articles