Vështrim i shkurtër mbi disa dukuri stilistike gjatë leximit të romanit DEAD END, të shkrimtarit Virion Graçi

Nga Artur Banushi

Pa hapur ende librin, rrëmbimthi sytë nguliten tek kopertina dhe titulli i romanit DEAD END. Shënohen bashkë në mëndje shumë gjera; gjuha e huaj ku përmes procesorit të çon në një hartë tabele dhe kupton se rruga mbaron aty. Krijohet një perceptim se topografi në teren dhe arkitekti në zyrë kanë tradhëtuar misionin e profesionit të tyre. Rruga do t’ju dalë pa vazhdim….
Graçi e nis dekodimin e kodeve gjuhësore tek ne lexuesit përmes abstraksionit retorik qysh me titullin e romanit. Kuptojmë qartë se si ai ndërton realitetin letrar, duke pasur në dorë lëndën gjuhësore dhe mjetet e mundësitë e saj shprehëse, të cilat ai i zotëron shkëlqyeshëm. Forma gjuhësore ndjek relievin e mendimit artistik të shkrimtarit. Funksioni i veçantë i gjuhës në letërsinë artistike është ai estetik, gjuha jo vetëm që mishëron një përmbajtje, jo vetëm kumton një informacion letrar, por edhe synon të ketë ndikim estetik, të ngjallë ndjenjën e së bukurës. Aftësia fytyrëzuese e ligjërimit letrar është vetia që ka për të na ngjallur shëmbëllime të vendeve, të njerëzve, të veprimeve të personazheve në përfytyrimin tonë, sikur i kemi pamje para syve. Dhe këtë gjë Virioni di ta realizojë shumë bukur, aq më shumë për ne që kemi qënë studentë të një godine dhe po ashtu bujtës të një mense.
Kurdoherë autori përpiqet që nëpërmjet organizimit stilistik të japë një përshtypje, një atmosferë, një ndjenjë, të sendërtojë botën letrare dhe të arrijë një efek. Edhe pse pengues në gjithë hallkat jetësore, aq më keq në ato rinore dhe edukuese, ky efekt tek unë erdhi origjinal, i patjetërsuar dhe me gjithë ngjyrimet përkatëse. Mjafton këtu të sjellim para syve gjithë lëvizjet, silloisjet e mendimeve dhe gjithçka përcjellin përmes ligjerimit personazhet kryesor: Vetoni, Arida dhe Elvira, Genti, Vlori dhe Rabia, Liri, Foti dhe Alberti, Prof. Nuhu e Prof.Safeti, redaktor Feriti i të dy epokave, e deri tek kujdestar Neritani dhe kuzhinier Levzati. Personazhet e mbajnë “zgupthi” gjatë gjithë faqeve kureshtjen e ngjarjeve duke stigmatizuar gjithçka nga kodet individuale dhe shoqërore të kohës sonë “revolucionare”. Madje, edhe sipas lojës së shahut që përmend Vetoni gjatë ngjarjeve, gurët janë të destinuar të bëjnë lojën që ju ngarkohet.
Graçi ngjall tek lexuesi përshtypje të forta, ngjall ndjenjë, sjell përjetim përmes atmosferës gjuhësore, edhe pse ai është plot brengë, vuajtje dhe memeceri lirie. Rol të veçantë për këtë ka karakteristika mbizotëruese e tekstit, dmth,toni i përgjithshëm. Ai ndriçon gjithë ngjyrat e tablosë, duke ndikuar mbi domethënien e gjithë rrjedhës ligjërimore. Ai është çelësi për ta kuptuar këtë domethënie që shprehet, duke përfshirë edhe qëndrimin e tij emocional. Autori flet me ironi dhe me dhimbje, me përbuzje dhe me sarkazmë të thellë e të gjërë, i distancuar dhe njëkohësisht pjesëmarrës padashje në këtë “çështje të madhe të parimeve të larta e të drejta” drejt nje fundi pa krye.
Përjetimi është derdhur në një tragjizëm të mëshiruar me përftesa poetike të mirëfillta që nga aliteracioni,ritmi e deri te përsëritjet e paralelizmat sintaksorë e kuptimorë. Ky parim i organizimit dytësor jep një mundësi artistike dhe gjuhësore që ndërthurja të nisë me stilema e përftesa të ndryshme,duke u shtrirë në gjithë sipërfaqen e tekstit e duke modeluar dhe harmonizuar një ansambël unik gjuhësor në formë dhe strukturë. Toni i përgjithshëm është dirigjuesi i gjithë këtij ansambli gjuhësor. Paralelizmi është një çelës kyç i Graçit për realizimin e rrëfimit dhe ngërthimin e ngjarjeve. Ai realizohet duke patur parasysh kompozicionin e veprës. Krijimi i botës emocionale në të lidhet me disa forca të brendshme, të cilat diktojnë organizimin e jashtëm të saj. Pra, krahas strukturës së jashtme; të ndarjes në pjesë e kapituj, ekziston edhe struktura e brendshme, që ka të bëjë me kuptimin e sistemit të renditjes së episodeve, të pjesëve, të personazheve dhe të një varg elementesh të tjerë.
Një mjet stilistik i fortë i Virionit, janë fjalët kyçe. Ato realizojnë qellimin duke përcjellë bukur dhe qartë mesazhin tek lexuesi. Toni tragjik i këtij romani realizohet shkëlqyer nëpërmjet gjithë stilit të tij. Përftesat, tufat stilemore, figurshmëria dhe gjithë interpretimi semantik zgjon tek lexuesi emocione te jetës se përjetuar vetë, fiks mu ashtu, pa tradhëti shprehimore. Gjithë tragjizmi i kësaj jete-drame mishërohet me antiteza dhe përsëritje të kundërta të këtyre mjeteve. Përgjatë gjithë romanit kemi përsëritje dhe nuanca kuptimore të njëjta si “klasa gjakpirëse”, “shkrimtarë dekadentë-reaksionarë”, “libër i ndaluar”, “armiqtë e jashtëm”, “veprimtari armiqësore” dhe shumë e plot parrulla marramëndëse, objekte aludimi, prognoze, metafore, paralelizmi, ironie,satire dhe personifikimi që lidhen me to. Ne përftojmë nga mjeshtëria e tjerrë hollë nga Graçi gjithë përbërësit gjuhës

Latest articles

Related articles