Droga e Artilerisë – si avioni i Guardia di Finanza zbuloi kanabisin në repartin e Peleshit

Nga Anila Hoxha

Deri ditën kur një patrullim i Guardia De Finanza me policinë shqiptare zbuloi drogën në një bazë ushtarake, reparti I Artilerisë njihej si një segment I Batalionit të Mbështetjes së Luftimit që përdorej më së shumti si një poligon qitjeje.
Me 155 hektarë terren malor, shkurre dhe reparte, dhe vetëm gjashtë vendroje; Artileria perfshihet në strukturën e Forcës Tokësore , së bashku me Batalionet e këmbësorisë, Regjimentin e operacioneve speciale, Batalionin komando dhe të Forcave komando.
Sot me komandantë me karrierë “ të ngrirë” dhe tre ushtarakë zbulimi nën hetim sipas Kodit Ushtarak, cështja e Artilerisë nuk mund të konsiderohet më vetëm e këtij reparti.
Deri verën e 2022 Forcat Tokësore përfshi dhe Artilerinë patën si komandant gjeneralmajor Arben Kingji, sot shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura . Nga 2020 Kingji pati dy promovime grade, njëra gradë madhore ajo e gjeneralit të brigadës dhe tjetra ajo e gjeneralmajorit ju ngjit ne uniforme një muaj përpara se të merrte detyrën më të lartë në FA. Por megjithë shkëlqimin që ju dha gjeneralmajor Kingjit, njëra nga strukturat nën varësi të tij deri në gusht 2022 (Artileria), me drogën e kultivuar nxjerrin probleme të cilave shefa të shumtë perfshi dhe ate vete ju kanë kaluar rikoshet. Dhe nuk eshte vetem Artileria, se bashku me te Policia Ushtarake, sherbimet mbeshtetese dhe nje spirale gradimesh nga me te uletat deri tek me te lartat qe jane te diskutueshme.
Por Artileria shqiptare qelloi me kanabis dhe qelloi ne shenje…..
Tre ushtarakët e arrestuar si të dyshuar për shpërdorim detyre , këmbëngulin se kishin parashtruar në kohë të ndryshme problemin e rrethimit. Pavaresisht se kishin firmosur sakaq se kontrolluan bazen dhe nuk gjeten asnje rrenje kanabis. Te tjerat mbeten gumezhima repartesh qe shtrengojne radhet sa here shperthen nje skandal ne siperfaqe
Por ajo per cfarë flasin të dyshuarit eshte nje gardh, i cili në terren dallohet që nuk plotëson asnjë kriter sigurie, pa beton mbështetës, lehtësisht i lëvizshëm dhe deri diku qesharak po te kihet parasysh se pertej tij nuk duhet te kalonte askush.
Por cështë më e rëndësishme nuk ka asnjë faturë financiare definitive, se sa kushtoi kur 155 hektarë u rrethuan verën e 2022 ashtu shkel e shko. Keto fatura mbeten pa shifra ashtu si shumë të tjera të dyshimta përfshi riparimet e helikopterëve, deri tek matërialet e kancelarisë.
Dhe të mendosh se me një ushtarak të larte , vite më parë Policia Ushtarake bëri show, vetëm pse ai kishte investuar në një tualet të jashtëm në bazën e Policanit. Cështja u pushua nga prokuroria, por policisë ushtarake I mbeti turpi I arrestimit me kamerat e Policisë Ushtarake në kohën që ministre e mbrojtjes ishte Mimi Kodheli dhe që u shpërndane te telekomanduara.
Tani cështjet e ushtrisë shtresozohen pa u analizuar nëse janë shpërdorime burokratësh, apo pjesë e aferave korruptive . Ashtu si edhe mos zbulimi i kultivuesve qe e ka vendosur ushtrine shqiptare perpara dyshimeve, ose eshte e pazonja te ruaje territorin dhe kushdo mund te hyje te mbjelle, te ujite e te korre; ose fatkeqesisht mbjellesit e droges nuk jane banore te jashtem. Per te dyja dyshimet , qe rrezojne hipotezen e trete qe droga te kete mbire vetvetiu e te jete lidhur vete me spango blu, ushtria shqiptare ka nje njolle e cila duhet te vendose ne pozite te veshtire ATA qe e drejtojne
E dyta, kanabisi I Artilerisë nxorri në dritë se nga 500 persona që duhet të ishin të angazhuar në këtë repart, në detyrë gjenden vetëm 194 ushtrarakë . Nuk ka një shpjegim nëse ky repart po boshatiset nga dorëheqjet, dhe largimet apo ka arsye të tjera. Ushtarakët e arrestuar thanë në gjykatë se nuk kishin llogjistikë dhe se kishin njoftuar eprorët për mungesën e stafit , rrethimit difektoz, e shumë cështje të tjera që në rastin më të keq flasin për një ushtri të shpartalluar dhe pa plan dhe në rastin më të mirë, rrëfejnë një repart ku ishin mbledhur “ duzina” e të harruarve.
Megjithatë fjala e tyre PAK dhe sidomos është kundër shkresave që si ngaherë do të sigurohen për të shkarkuar problemet tek hallka më e parëndësishme.
Ishte vitit 2016 , kur pa bujë në afërsi të të njëjtit repart u zbuluan disa rrënjë me kanabis dhe historia u mbajt si një cështje ushtrie ( secret kombëtar) për të ruajtur mbi të gjitha dinjitetin ushtarak . Por asnjëherë nuk u mësua nëse realisht në luftën kombëtare kundër drogës, cila është strategjia dhe plani që kanë Forcat e Armatosura, përderisa mijra hektarë me toka në male janë territore ushtarake. qindra tunele po ashtu
Është fakt që disa herë në zonën e Shkodrës brenda perimetrit ushtarak, policia ushtarake ka konstatuar deri edhe stane të banorëve. Të tjerë janë kapur duke prerë pemë .
Në repartin e Artilerisë , pranë Babrrusë, pra pranë Tiranës, ushtarakët pranojnë se shumë herë janë kthyer në roje të banorëve që hyjnë pa teklif dhe lahen në dy liqene, pjesë e bazës ushtarake dhe se edhe ata ishin kthyer edhe si cobanë pasi u duhej të largonin bagëtitë e banorëve të zonës. Ketu po flasim per nje zone ushtarake, vend anetar i Natos dhe jo per gardhe te fqinjeve qe i heqin e i vendosin
Nuk duhet të kishte një plan më të detajuar përballë këtyre realiteteve dhe jo kaq të improvizuar?
Pak kohë më parë, ishte pikërisht kjo ushtri që “bëri luftë” me fadromat e një institucioni tjetër që repartin e njohur si ish kimia (tek Kafja e Rremes) , kishte planifikuar ta përshtaste për vend depozitim të automjeteve të sekuestruara.
Cila janë ‘luftrat” e Forcave të Armatosura SOT, nëse brenda misioneve kushtetuese se pari e permbi te gjitha nuk ruan dinjitetin e ushtrisë?
Foto : Gardhi i Artilerise

Latest articles

Related articles