Distilojnë vaji trëndafili. Familja Vogli erdhi nga Italia për të investuar në Shqipëri

Historia e familjes nga Krutja e Lushnjës që kultivon trëndafila për të distiluar vajin e tyre, që përdoret për kozmetikë. Sonila Vogli nga Krutja e Lushnjes, me bashkëshortin e saj italian u zhvendosën në Shqipëri bashkë me biznesin e tyre të rritjes së trëndafilave.“Jam Sonila Vogli dhe jemi kthyer në Shqipëri prej tre vitesh. Kemi ideuar të sjellim trëndafilat e parë këtu në Shqipëri që në 2017-ën. Kemi sjell 350 lloje të ndryshme, kanë mbijetuar këtu në klimën tonë 315 lloje që kemi në kopshtin që jemi duke rregulluar. Puna jonë është distilimi i vajit të trëndafili. Kemi rreth 2 hektarë tokë të mbjell me trëndafila për distilimin e vajit esenciale. Ai përdoret në kozmetik për kremra për fytyrën anti rrudhë. Po ashtu përdoret dhe në fushën e ushqimeve”, rrëfen Sonila Vogli.

Latest articles

Related articles