Ministri i Greqisë anulon takimin me Ministrin Balla. Jepet justifikimi

Ministri grek Giannis Oikonomou ka anuluar takimin që ishte parashikuar të mbahej këtë të martë me homologun shqiptar Taulant Balla në Kakavijë.

Shkak për anulimin e takimit janë bërë trazirat mbrëmjen e djeshme në Greqi, para ndeshjes AEK- Dinamo Zagreb, ku ka pasur një përplasje të dhunshme mes tifozëve dhe një 22-vjeçar ka humbur jetën.

Për shkak të këtyre trazirave, Oikonomou nuk do të vijë në pikën kufitare të Kakavijës, ndërsa i pranishëm do të jetë vetëm ministri Taulant Balla.

Latest articles

Related articles