Si erdhëm deri tek SPAK? – Nga Indrit Vokshi

Projekti ristartoi në 21 qershor të vitit 2003 në Samitin e Selanikut ku kreret e shteteve të Bashkimit Europian shpallën deklarate se vendet e Ballkanit ishin identifikuar si vende potencialisht të anëtarësueshme në Bashkimin Europian.

BE, nuk është vetëm lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe profesioneve, sikurse na thotë fjalia klasike me të cilën përshkruhet ky union. BE është edhe mekanizëm dhe instrument i sigurisë dhe i ndikimit politik dhe ekonomik të fuqive europiane në territore të caktuara – pra ka karakter gjeostrategjik.

Gjeostrategji dmth rivalitet midis dy ose më shumë qendrave të pushtetit. E konkretisht Bashkimi Europian si qendër pushteti me shumë pole, ka rivalitet ne Ballkan me Rusinë e pjesërisht me Turqinë. Rivaliteti ka synim sigurimin e territoreve për tu shitur popujve te Ballkanit mallrat e kompanive europiane. Ka synim kontrollin mbi territoret me qëllim blerjen me çmim të lirë të mineraleve që posedojnë vendet ballkanike, si dhe marrjen e krahut të punës për të rivitalizuar dhe ringjalur shoqëritë e vendeve si Gjermania apo Franca. Ka edhe synimin e parandalimit të rritjes se një fuqie tjetër rivale në kufinjt europianë. Ne këto pika – ndër te tjera – shprehet gjeostrategjia.

Qysh kur Fuqite Europiane ia fituan me luftë territorin ballkanik Perandorisë Osmane dhe Austrisë, ato kanë kërkuar një formulë dhe një mekanizëm të sigurimit të ndikimit në ketë territor të lënë bosh. Britania e Madhe dhe ShBA, arritën ta mbajnë Jugosllavinë komuniste për një kohë të gjatë neutrale dhe jo satelit të Bashkimit Sovjetik. Sot pas shkaterrimit të Jugosllavisë, mekanizmi i sigurimit të ndikimit është anëtarësimi në NATO dhe në Bashkimin Europian.

Pasi kanë vijëzuar territorin e ndikimit, ShBA dhe BE, kanë nisur ekzekutimin e operacionit për të garantuar instrumentet të cilat do tua sigurojnë ndikimin në këto territore. Ndikim në media për të pasur influencen në popull, ndikim në shërbimet sekrete për të pasur sigurinë e informacionit, ndikim brenda ushtrive dhe poilicive, ndikim brenda institucioneve financiare, ndikim brenda institucioneve gjyqësore.

Kur Austro-Hungaria në vitin 1914 pushtoi Shqipërinë, një ndër masat e para që ndërmorri ishte zhdukja e ndikimit të Italisë brenda klerit katolik – për të forcuar aty ndikimin austriak – madje në emër të kultursproktektoratit kërkoi edhe ndikimin në sistemin gjyqësor. Instalimi i fuqisë euro-amerikane në Ballkan është shoqëruar ekzaktësisht me të njejtat masa, zhdukjen e ndikimit të të gjitha fuqive apo fijeve të tjera dhe konsolidimin e ndikimit euro-amerikan. Ky ndikim nuk mund të ishte i plotë dhe i sigurt pa siguruar edhe ndikimin në sistemin gjyqësor.

Pengesa e madhe për të arritur ndikimin e synuar kanë dalë feudalët vendas, kudo nëpër Ballkan. Feja e feudalëve vendas është tashmë sovraniteti, mbrojtja e sovranitetit të shtetit përballë ndikimit euro-amerikan. Përdoret diçka aq klasike e aq me vlerë sa sovraniteti me qëllim për të kamufluar faktin se këta feudalë kanë krijuar Shtete Private brenda Shtetit Publik.Institucionet publike ekzistojne vetëm si godina, titujt dhe postet publike ekzistojnë vetëm formalisht në mënyrë që në këto institucione dhe përmes këtyre titujve, feudalët të legjitimojnë Shtetet Private.

Feudalët duan të mbrojnë sovranitetin e pushtetit të tyre personal. Sulmin me qëllim çmontimin e pushtetit të tyre privat, duan ta paraqesin si sulm kundër shtetit dhe popullit, pra fshihen në shtet dhe nxjerrin popullin si mburojë. Feudalët janë super të pasur, i kanë shtrirë tentakulat kudo, në shtet, ekonomi, media, kontrabandë, trafiqe të ndryshme, me qëllim për të forcuar Shtetin Privat dhe dobësuar Shtetin Publik.

Që ShBA dhe BE të garantojnë ndikimin e tyre, nuk ka ka pasur dhe nuk ka rrugë tjetër përveç goditjes me prokurori. Feudalët janë të dobët në sytë e popullit sepse sundimi i tyre ka qenë masakrues dhe varfërues, prandaj njerëzit janë gati ta pranojnë “shkeljen e sovranitetit” vetëm që të rinovohet skena publike. Sepse njerëzit e kuptojnë se sovranitetin e shtetit shqiptar, nuk e ka përdhunuar askush më shumë sesa feudalët nga brenda shtetit.

Këta, me median e tyre të paguar, na paraqesin vetëm njërën anë të sovranitetit, ata të cënimit të sovranitetin nëpërmjet ndërhyrjes nga një fuqi e jashtme. Nuk na a paraqesin shkeljne e sovranitetit dhe të integritetit të shtetit nga fuqitë e brendshme që janë feudalët dhe krimi i organizuar. Sovraniteti i popullit shprehet në ligj; ligji garanton jetën, prone, punën, të drejtat. Kush ua mori shqiptarëve jetën, pronën, punën dhe të drejtat? Ua mori Bashkimi Europian dhe ShBA apo ua morën feudalët shqiptarë me krimin e organizuar në aleancë?

Kemi mbërritur deri tek SPAK, sepse nuk ka mënyrë tjetër për të çmontuar feudalët shqiptarë, shkelësit më të mëdhenj të sovranitetit të popullit.

Latest articles

Related articles