Nga Anta Muçaku
8 herë e ka korrigjuar deri tani Arben Ahmetaj reagimin e tij mbushur plot me gabime drejtshkrimi dhe sërish nuk po ia del dot!
Nuk janë gabime shpejtësie, janë gabime që tregojnë mangësi të thella gjuhësore. E di që ky është halli më i vogël në gjithë këtë histori, por është për të vënë duart në kokë që pozicionet më të larta shtetërore (zv.kryeministër, ministër) i mbajnë njerëz që nuk dinë të shkruajnë gjuhën!
Ka dhe nga ata që nuk dinë as të lexojnë por me futjen e “Kërpëratave” në Kuvend, askujt nuk i bëjnë më përshtypje këto…



