Gjykata e Posaçme i ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako. Ai akuzohet për veprën penale “shpërdorim detyre” në lidhje me një tender dhe lejen e një pallati.
Ka mbetur në burg edhe ndërtuesi Fiqiri Farrku dhe 5 zyrtarë të tjerë. Ndërsa, ka ndryshuar masa e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për Ardian Bulkun, i akuzuar si person i dyshuar për kryerjen e figurës së veprës penale të “Fallsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve” e kryer në formën e fallsifikimit të formularëve të miratuar nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre në bashkëpunim.
Ndërsa për ish-juristen Diana Deda masa e sigurisë ka ndryshuar nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje”.


