Tom Doshi i blen Gjinushit Akademinë e Shkencave (satirë)

Gazetari: z.Doshi, si ndodhi që ju bletë Akademinë e Shkencave? Pasi ju nuk njiheni si njeri i letrave? Cili është interesi juaj në ketë fushë?

Tom Doshi: Asht e vërtetë qi un nuk njifem si nieri i letrave, se skam kohë me u marr me letra, jam i xanun tu taku tanë kyt popull si m’voton. Veç kur e morra vesht se aty kishte degradu kërkimi shkencor, m’erdhi keq. M’erdhën nja dy profesora e m’thanën: “Tomë, dûm nim prej tejet, mos na e len akademinë n’kyt ditë t’hallit.”

Gazetari: Dhe vetëm me kaq gjë ju vendosët ta blinit Akademinë e Shkencave?

Tom Doshi: Pse, ça duhet ma shum? Un at’ qi premtoj gjithmonë ua maj. I kam çu nipat me pyt n’Itali e n’Francë kush jan’ ma t’mirt qi munen me e ba t’suksesshme Akademinë, me ju than’ atyne sa duhet me pagu ne, qi mos me na turpnu shkencen. Un’ nuk e la për lek, sa t’duhet me pagu do t’i paguj, do tu tham ju veç folni hapni gojen, se me mu kryetar t’Akademis s’Shkencave, kërkimi shkencor ka me njoft veç rritje.

Gazetari: z.Doshi cili do të jetë vendimi juaj apo projekti juaj i parë si kryetar i Akademisë së Shkencave?

Tom Doshi: Un’ kam urdhnu me u ba ni studim i thellum për Malsinë e Madhe, si tanë bota ta marrin vesh kush jan’ kenë malsort, si e kan’ mbrojt kyt ven’ e kyt popull. Masanej ka edhe projekte t’tjera. E un’ ju jap fjalën se ato projekte shkencore do t’jen’ shumë profesionale. Se smunen ata me guxu mos me ken’ profesional kur un’ t’i urdhnoj me ken’ profesional. Kshtu qi shkenca ka me ec përparan, se ata sguxojn’ me m’ba me hile mu se n’kjoft nevoja ua thej kryt, i zevensoj me t’tjerë.

Gazetari: z.Doshi falemnderit.

Tom Doshi: Falemners edhe prej jush.

Latest articles

Related articles