Nikoll Lesi e ka gabim, opozita “nuk ka mbarue” – ka fillue!

Botuesi dhe gazetari veteran Nikoll Lesi përmes një shkrimi emocional lajmëronte vdekjen e opozitës. “Opozita ka mbarue” ishte nënvizimi me paskajore!

Në fakt, projekti për të krijuar bllokun e ri opozitar Berisha-Metaj mbaroi me një dështim spektakolar, me humbjen e 53 bashkive dhe fitimin e 7 bashkive gjjithësej, që përbën 5 % të popullsisë totale të vendit.

Demokratët dhe të ashtëquajturit elektorati gri nuk begenisën gjellën e vjetër që ngrohet në mikrovalën e oligarkëve dhe mediave të regjimit. Edhe kamarierët e gjellës së politikës 30 vjeçare janë të vjetër: Berisha, Metaj, Topalli, Paloka, etj.

Berisha ka humbur reflekset. Flet për video porno ambasadorësh. Flet për vjedhje votash pas zgjedhjeve sepse para zgjedhjeve “Shqipëria do të gdhihej blu”!

Metaj mori më shumë seç dha në zgjedhje. Qindra këshilltarë bashkiakë me votat e të tjerëve. Ndonëse kuptoi se ka alergji demokratike për emrin e tij në fletët e votimti.

Partia e abstenuesve shkoi 250 mijë vota, bashkë me votat e PD zyrtare janë 350 mijë. Elektorati blu u bë gri në një masë të paparë më parë.

Mirëpo në të gjithë këtë panoramë “opozita nuk ka mbarue” sepse për 24 muajt e ardhshëm ka hapësirë për të ndërtuar frontin opozitar me kampionë të rinj elektoral.

Sinjalet janë dhënë ditët e fundit. Jo vetëm me riaktivizimin politik të Lulzim Bashës, por edhe me faktorë të tjerë elektoralë që duan të përfaqësojnë qytetarët në 2025. E përbashkëta e këtij fronti të heshtur që po ngjizet në prapaskenë janë “Listat e Hapura” që do të thotë hapje të garës elektorale. Ndoshta ky është preteksti për aleancën e re politike në opozitë, por të gjithë sytë i kanë tek largimi i Edi Ramës, me çdo kusht.

 

Latest articles

Related articles