Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përkujtuar sot përmes një mesazhi në rrjetet sociale, përvjetorin e Revoltës së Spaçit.
Basha shkroi se Kryengritja e Spaçit shënon një nga lëvizjet më të forta antikomuniste gjatë regjimit famëkeq në Shqipëri. “Heronjtë e kësaj revolte do të mbeten përherë simbol i përpjekjes së shqiptarëve për t’u ndarë nga komunizmi”- shprehet Basha.
Kryengritja e Spaçit shënon një nga lëvizjet më të forta antikomuniste gjatë regjimit famëkeq në Shqipëri. Heronjtë e kësaj revolte do të mbeten përherë simbol i përpjekjes së shqiptarëve për t’u ndarë nga komunizmi. Burrat që u ngritën kundër regjimit gjakatar në një nga burgjet më famëkeqe komuniste, dëshmuan vendosmërinë për t’iu kundërvënë propagandës dhe mizorisë famëkeqe. Ata qëndruan, luftuan dhe nuk u dorëzuan, duke vënë interesat më të larta të vendit mbi fatin e tyre personal. Mirënjohje përjetë heronjve që u sakrifikuan në emër të lirisë!