Gazetari paralajmëron një tjetër Foltore të Berishës

Gazetari Poli Hoxha i ftuar në “Ora e Betit” në RTV Ora deklaroi se fitorja e PS mund ti dedikohet votës së blerë megjithatë nga ana e opozitës nuk pati asnjë program.

Pas humbjes në zgjedhje ai tha se duhet një plan për ti dhënë drejtim opozitës e për të sjellë figura të reja, duke shmangur foltoret.

Poli Hoxha: Nëse ju kujtohet është përfolur që Edi Rama po krijon një ish-LSI si qendër e së majtës, e shtrirë në të gjtihë Shqipërinë. Tom Doshi po fryn një parti që quhet social demokrate e qendrës së majtës që nesër do te jetë për të treguar që ky nuk është mamuth. Këta që udhëhoqën, Ilir Meta, Sali Berisha, këta që premtuan për votën e vjedhur. Po jua them unë që vota është blerë. Tani këta që premtuan pse nuk u ngeci në fyt vota që premtuan, ka një përgjegjësi? Pse i le një fushë të lirë Doshit në Shkodër e ti thoje popullit që ai është nongrata. Sepse je nongrata vetë.

Vjedhje kemi pasur dhe në kohën e Ilir Metës, i ka kërdisur. Këtu ka rënë tërmet dhe ne duhet të jemi të ndërgjegjëshëm. Tërmet jo në shtëpitë e politikës por në shtëpitë e demokratëve. Të mos rrimë në këto gërmadha se me çfarë po shoh unë do fillojnë foltoret prap. Duhet një plan marshall e ti jepet drejtim opozitës, të dalin figurat e reja e të mos mbetet në ato llogore

Latest articles

Related articles