Arrestimi i Fredi Belerit – Sekretari i Ministrisë së Jashtme greke në Shqipëri!

Ditën e sotme do të vijë në Shqipëri, sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme greke, ambasadori Theoharis Lalakos. Me udhëzime të ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, ai do të marrë informacion për arrestimin e Fredi Belerit.

Bashkë me ambasadoren greke më Shqipëri planifikojnë takim me Fredi Belerin dhe Pandeli Kokaveshin, informim për kushtet e burgimit dhe gjendjen shëndetësore si dhe do të vendosin hapat e mëtejshme për trajtimin e ngjarjes.

“Më çoni në Tiranë, jam sëmurë me diabet”, Beleri kërkesë Drejtorisë së Burgjeve

Kujtojmë se arrestimi i Fredi Belerit, përfaqësues i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Himarës, që tashmë rezulton fituesi, solli reagime të ashpra në politikën shqiptare dhe në qeverinë greke.

Fredi Beleri fitoi Himarën nga burgu, mandati i tij në “dorën” e PS dhe Celibashit!
Kjo e fundit paralajmëroi nota proteste për Shqipërinë, ndërsa bëri thirrje për lirimin e Belerit.

Latest articles

Related articles