Greqia është vendi më i keq në Bashkimin Evropian për sa i përket mbrojtjes së lirisë së shtypit, sipas renditjes së vitit 2023, të publikuar në datën 3 maj 2023, nga Observatori i Reporterëve pa Kufij. Vendi mesdhetar është në vendin e 107-të, i paraprirë për sa i përket shteteve të BE-së nga Malta (vendi 84) dhe Hungaria (vendi 72).
Liria e shtypit në Greqi pësoi pengesa serioze midis 2021 dhe 2023, thuhet në dokumentin e publikuar nga organizata, ku përmendet skandali i përgjimeve që zbuloi se si Shërbimi Informativ Kombëtar grek po spiunonte disa gazetarë.
Në raport thuhet gjithashtu se paditë për kanosje (të ashtuquajturat Slapp) janë rend i ditës dhe akoma më shqetësuese, vrasja e gazetarit veteran të krimit, Jorgos Karaivaz (Giorgos Karaivaz) në vitin 2021 nuk është zgjidhur ende.
Para disa kohësh, dy persona të dyshuar se kishin marrë pjesë në organizimin e vrasjes së gazetarit u arrestuan në Greqi: një ngjarje e mirëpritur në të njëjtën ditë nga RSF, siç shkruhej në llogarinë e observatorit në Twitter, e cila përsëriti: Të gjithë ata që janë përgjegjës për krimin, duke përfshirë organizatorin, duhet të arrestohen.