Pas Edi Ramës, edhe Erion Veliaj sulmon Lulzim Bashën në Kavajë

Drejtuesi Politik i PS-së për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, ka sulmuar Lulzim Bashën gjatë një takimi që ka mbajtur në Kavajë, së bashku me kandidatin e PS-së për këtë bashki, Redjan Kralin. Ai ka ndjekur strategjinë e Edi Ramës që të sulmojë ish kreun e PD.

“Kam nevojë që ju të mbështesni Redin, që ta çojë Kavajën përpara në këto 4 vite. Duke çuar Kavajën përpara, të çojë edhe të gjitha këto biznese përpara. Mua më duket fyerje kur dikush thotë: ‘Na jepni Kavajën që të rrëzojmë Edi Ramën’. Së pari, e provoi Lul Basha i shkretë, aq shumë sa u lodh dhe iku në shtëpi. Pra, e provoi këtë histori me protesta. Sot kjo qeveri, në të gjitha sondazhet ka shumicë absolute. Përdorimi i qeverisë ose i bashkisë, si një instrument për të luftuar njeri-tjetrin, është diçka që nuk funksionon, se nuk ka funksionuar. Kur dikush thotë ma jepni Bashkinë se do rrëzojmë Edi Ramën, është një histori që bën një divorc mes atyre që duan të ndihmojnë dhe atyre që nuk duan të ndihmojnë”, deklaroi Veliaj

Latest articles

Related articles