Avokati, Altin Goxhaj, thotë se ardhja në pushtet e Trump hedh në erë elitën e Davosit.
I ftuar në “Ora e Betit”, Goxhaj tha se Soros është vetëm një ekzekutor i kësaj skeme.
Goxhaj: Trump akuzohet se ka paguar një pornostar që të mos thotë se ka bërë seks me Trump. Ne dimë që kur bëri seks Klinton i liberalëve me Monica Lewinskyn u bombardua Jugosllavia, kjo ishte zgjidhja e situatës. Në rastin e Trump ne jemi shumë të qartë se akuza është absurde, personaliteti i Trump është i jashtëzakonshëm dhe fitues.
Pyetja është: Ja fitoi Trump, çfarë ndodh me elitat? Ardhja në pushtet e Trump hedh në erë elitën e Davosit. Soros është vetëm një ekzekutor, dorac i kësaj elite globale që ka mjetet dhe fuqinë e duhur për të bërë këtë rol që bën, siç e kemi parë kudo në botë dhe siç do ta shohim në muajt e ardhshëm në Amerikë.