Kreu i ri i SHISH, Lita: Propozimi i Hysenit, provokim i Ramës për Begajn

spot_img

Propozimin e Vlora Hysenin si kreu i ri i SHISH, gazetari Lavdrim Lita e sheh si provokim të Ramës ndaj presidentit Begaj.

Lita: Nuk besoj që presidenti Begaj do të jetë noter, ka një karrierë të gjatë në ushtri. Ka kaluar të gjithë filrat dhe çertifikatat e sigurisë. Kemi pak mister te figura e zonjës  Hyseni për shkak të mungesës së informacioneve rreth saj. Jo të veprimtarisë operacionale, por për detyrat dhe sukseset e saj në marrëdhënie ndërkombëtare dhe siguri. Ka shumë pak vite edhe në Shërbimet Sekrete të Kosovës, AKI. Ka dy vite në Kryeministri ku asaj me ligj i ndalohet leximi i postës sekrete, pasi e lexon KM, Ministri i Brëndshëm de Presidenca.

Padyshim nuk mund ta dyshojmë se ka shkelur ligjit vetëm pse është shkarkuar nga detyra e saj në AKI. Këto vendime janë politike. Pasi znj. Osmani që e ka liruar nga detyra, ka qenë ajo që e ka emëruar, pasi ia ka kërkuar KM. AKI në Kosovë është tejet e politizuar si institucion. Ndërsa SHISH ka pësuar reforma dhe elementë profesionaliteti. Dhe në dy raste KM Rama ka dashur të shartojë dy njerëz të jashtëm në SHISH, si fillim z. Kanushi dhe tani znj. Hyseni. Të dy civilë, pa çertifikata TOP Sekret Kozmik të NATO. Mund të jetë një provokim i Edi Ramës në raport me presidencën, por jo me aleatët.

Latest articles

Related articles