Nga Zef Ndreka
“Bëje Zot ëndërr”, – po thonë këto ditët e fundit shumë foltoristë. Madje edhe shumë “antikomunistë” që vetëm e mbajnë vetën për të tillë. Njohim shumë prej tyre, pa shkollë, pa profesione, me kurse e diploma të plepave të Durrësit, shumë ish drejtorë e ish policë pa shkollë, shumë ish doganier e ish pushtetarë. Në shumicë, prej tyre mbështetës të zjarrtë të Berishës non grat-a dhe spiunit Metaj. Por edhe shumë të mashtruar, të gënjyer. Të gjithë, në luftë për të mbajtur status quonë politike të treshës së Bermudës shqiptare dhe për të penguar me çdo kusht ndryshimin.
Po po, bëje Zot ëndërr(!)për çfarë po ndodh realisht, uluret në kor ky grup bretkockash e zhapikësh në moçalin e tyre!
Ulërasin për vendimin e gjykatës së Apelit, ulërasin për vëndimin e fundit të KAS-it, ku Berisha me vullnetarët e tij tradhëtar të PD-së e shohin vetën jashtë koalicioneve dhe jashtë pjesëmarrjes dhe përfaqësimit në garën elektorale të zgjedhjeve vendore.
Gjithë ky kor guak guakësh, ky sekt politik apo kjo kioskë politike berishiste anti PD, kanë dy rrugë: Ose të mbështesin PD-në zyrtare të përfaqësuar nga Alibeaj, ose të trafikojnë votat tek hileqari Metaj.
Nuk ka rrugë tjetër.
Në këtë histori dy vjeçare, llogaritë më të sakta politike dhe praktike për trafikimin e votuesve tradicional të PD-së i ka bërë Metaj.
Nuk është hera e parë që ndodh kjo në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet politike dhe ekonomike të Berishës me Metën.
Në vitin 2013, Ilir Meta, atëhere me LSI-në mori afërsisht 250 mijë vota nga PD-ja dhe u bë kryetar i Kuvendit e më pas President i Republikës, me vota të trafikuara.
Situata politike sot, ngjarjet që kanë rrjedhur dhe do vijojnë të ndodhin, kuptohet se e bëjnë të detyrueshëm grupimin e rreth rrotullimit të rithemelimit, të mbështesin Metën.
Berisha është tashmë kufomë e djegur politike, e shikon qartë por nuk e shpreh tek mbështetësit e tij të mashtruar. Por në këtë hall e ndjen dhe e sheh vetën Metaj.
Është halli i njëjtë i të dy familjeve, dhe fati i njëjtë për to.
Sot, kjo është përpjekja e fundit e tyre, por edhe kjo, do iu rezultojë e kotë. Drapëri i drejtësisë shqiptare është mprehur dhe temperuar saktë me mbështeten amerikane.
Historisë së njëshave në politikë iu ka ardhur fundi. U fillua me Berishën me dhënien non grat-a nga amerikanët, më pas me goditje të tjera ndaj tij dhe korrupsionit familjarë. Beteja ligjore me to nuk do të ndalet. Ashtu siç nuk do të ndalet me Metën dhe të ndershmen Monika Kryemadhi, të financuar nga mafia ruse e me para në banka ofshore dhe në Zvicër.
Të gjitha këto të fundit, është çudi e madhe përse nuk i shikojnë foltoristët dhe kandidatët e tyre të dala nga primarët që do garojnë nën siglën e PL-së së Metës!
Çudi, si nuk shikojnë se më në fund drejtësia shqiptare po zhvillon betejën e fitorës kundër tyre.
Çudi, si nuk shikojnë dhe nuk mbështesin për vete dhe fëmijët e tyre drejtësinë dhe demokracinë në proçesin e ndëshkueshmërisë ndaj të pandëshkuarve 32-vjeçarë.
Çudi, si nuk mbështesin historinë e re të drejtësisë shqiptare për sundimin e vërtetë të ligjit për ta bërë Shqipërinë europianiste.
Çudi me qëndrimet e tyre, bëhen sot pengesë serioze duke mbështetur degjeneruesit e drejtësisë, minuesit e sajë dhe të demokracisë, mafien politike të Shqipërisë, të cilët për fat të mirë të shqiptarëve, nuk kanë dhe nuk do të kenë më asnjë qasje mbi vëndimet e gjykatave.
Shqipëria do fitojë, gjithsesi…