Masakër në Gjermani, një person i armatosur futet në qendrën e Dëshmitarëve të Jehovait dhe vr*t besimtarët

Të paktën gjashtë besimtarët janë vrarë në një qendër të Dëshmitarëve të Jehovait në Hamburg të Gjermanisë, njoftojnë mediat vendase. Një person i armatosur ka hyrë brenda saj dhe ka hapur zjarr, duke lënë të vdekur disa prej tyre.

Policia e Hamburgut tha në një postim në Twitter se një operacion në shkallë të gjerë ishte duke u zhvilluar në zonën e Alsterdorf. Banorët që jetojnë aty pranë u paralajmëruan të largohen nga shtëpitë, pasi autori është i lirë.

Ambulancat janë në vendngjarje dhe policia gjermane është në kërkim të sulmuesit/ve, raportojnë mediat lokale.

Një alarm është dhënë në aplikacionin federal paralajmërues, NINAëarn, rreth orës 20:00 GMT, duke u thënë vendasve se “një ose më shumë autorë të panjohur qëlluan mbi njerëzit në një kishë”.

Policia tha se sfondi i të shtënave gjatë një ngjarjeje të Dëshmitarëve të Jehovait ishte ende i paqartë. “Deri më tani, nuk ka informacion të besueshëm për motivin e krimit”, shkroi policia në Twitter.

Policia beson se mes të vrarëve është edhe autori i sulmit. Kryetari i bashkisë së Hamburgut Peter Tschentscher tha se raportet ishin “tronditëse”. “Ngushëllimet më të thella shkojnë për të afërmit e viktimave”, ka shkruar ai.

Latest articles

Related articles