Vendimi i Apelit është “i përjetëshëm”

spot_img

Nga Indrit Vokshi

Kur tiu dalë droga e propagandës, shumë njerëz do ta kuptojnë se me 3 mars 2023 u vulos çështja:

PD-ja vazhdon të jetë ajo që ka qenë prej vitit 1990, ai subjekt juridiko-politik. Ndërsa Sali Berisha nuk njihet në asnjë mënyrë, në asnjë nivel, nga asnjë ligj. Nuk mundet të kandidojë si PD, KURRË.

Deshi të imponohej me dhunë dhe me blerjen e vendimeve të gjykatave. Deshi të imponohej me kërcënimin se po nuk iu dhanë vendimet në favor, ai djeg Shqipërinë. Apelin e mori nën mbrojtje USA.

Kur tu dalë droga dhe ta kuptojnë se vendimi i Apelit është i përjetëshëm, gjithkush ka të drejtë të vendosë: do vazhdojë të mbështesë PD, do bëhet neutral e sdo mbështesë askënd apo do të inkuadrohet në ndonjë parti tjetër. Secili ka të drejtë të vendosë për veten.

Por të heqin dorë nga sharjet sepse nuk i çojnë askund. Harxhojnë frymë kot.

Latest articles

Related articles