Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zgjedhur që këtë 8 Mars të ketë një mesazh të veçantë për të gjitha gratë dhe vajzat të cilat çdo ditë përballen me një sërë sfidash dhe nevojash.
Përmes një postimi “Facebook”, Basha shkruan se gratë janë forca dhe ngushëllimi pas çdo vështirësie.
E duke cituar një shprehje të Margaret Thatcher, Basha thekson se ajo që burrat duhet të bëjnë është t’u japin sa më shumë mundësi dhe mbështetje grave.
“Sot është dita për të nderuar sakrificat e pa kufi të grave, për të vlerësuar suksesin e tyre dhe për të reflektuar përballë nevojave dhe sfidave me të cilat përballen shumë prej tyre.
Ato janë forca, pas çdo vështirësie, janë ngushëllimi pas çdo vështirësie, janë frymëzimi i çdo dite. E siç ka thënë Margaret Thatcher – “Nëse e do një punë të mbaruar, kërkoja një gruaje.” Ajo që ne burrat duhet të bëjmë është t’u japim sa më shumë mundësi dhe mbështetje grave”, shkruan Basha