Parashikimi i motit 7 mars 2023

spot_img
Advertisements

Moti për sot dhe relativisht të gjithë javën parashikohet me orë me diell (kthjellime) por edhe alternime vranësirash kalimtare mesatare deri të dendura. Në orët e mesditës deri dhe orët e mbrëmjes vonë vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu kryesisht me intensitet të ulët. Por, nuk do të mungojnë edhe reshjet e shiut me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave si dhe rrebesheve e stuhive shoqëuar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Në fushën termike temperaturat pritet të jenë në rritje graduale kjo edhe për shkak të erës me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut dhe hera-herës deri intensive.

“Cudia” mund të ndodh javën (ose javët) pasardhëse me depërtimin e Anticiklonit të Azoreve drejt europës qëndrore shoqëruar me masa ajrore nga veriu i Afrikës. Ky fenomen mund të sjellë jo vetëm mot të qëndrueshëm (kthjellime) por edhe rritje të temperaturave si në vlerat e mëngjesit ashtu dhe ato të mesditës. Megjithatë në sferën e meteorologjisë gjithcka është dinamike dhe deri në projeksionet e hartave të rifreskuara cdo gjë duhet marë me rezervë.

Latest articles

Related articles