Detaje/ Si u njohën Dan Hutra dhe Elena Hysa

Elena (Alketa) Hysa ka qenë bashkëjetuesja e Dan Hutrës, e cila u prej tij pas debateve dhe dhunës së ushtruar nga 41-vjeçari.

Në një intervistë për emisionin ”Uniko”, babai dhe vëllain i Elena Hysës kanë treguar se si u njohën Dan Hutra dhe vajza e Elena, kur ndodhi fejesa e tyre dhe përse krushqia u prish.

Sipas tyre, gjithçka ndodhi për shkak se Dan Hutra akuzoi Elenën pasi mësoi që kjo e fundit ishte shtatzënë se fëmijën nuk e kishte me të, gjë që u mohua kategorikisht nga 35-vjeçarja.

Familjarët e Elenës u shprehen të bindur se fëmija është i Dan Hutrës dhe janë të gatshëm sërish për të bërë analizat e ADN-së.

Spartak Koka: Si është njohur dhe kur është njohur vajza Alketa me Dan Hutrën? Si u zhvillua miqësia e dy familjeve?

Zaim Hysa: Ka ardhur këtu me gjithë një shkuesi edhe thanë kështu-kështu. Thashë meqë jeni njoft ju unë jam dakord. Vjen një ditë, venë unazat, i vunë.

Spartak Koka: Erdhi bashkë me shkuesin kur ju ka takuar për herë të parë, janë njohur më përpara me njëri-tjetrin apo me shkuesi?

Zaim Hysa: Edhe vajza Alketa, edhe shkuesi, edhe ky kanë qenë në klub diku ku kanë pirë kafe. Edhe kanë ardhur këtu të më thonë mua që kështu-kështu. Pasi e njohën njëri-tjetrin kanë ardhur që ta bëjnë familjare?

Spartak Koka: Më mbrapa keni bërë fejesë? Çfare ka ndodhur?

Zaim Hysa: Dasmë. Lui ka bërë një ceremoni, ai e ka bërë dhe më ka thirrur dhe mua. Kemi shkuar në Kukës. Kemi ngrënë drekë, kemi ardhur këtu.

Spartak Koka: E gjitha kjo kur ka ndodhur? Pra prezantimi me ju?

Zaim Hysa: Në fund të Prillit, në fillim të Majit ai erdhi këtu të më kërkonte dorën gjoja të fejohej.

Spartak Koka: Pastaj vajza ka shkuar menjëherë të shtëpia e tij?

Erjon Hysa: Po ka shkuar të lajë e të pastrojë.

Spartak Koka: Tek nëna e tij apo jo?. Kur është ceremonia e fejesës, e shkëmbimit të unazave?. Pastaj keni bërë dhe fejesë?. Ku e keni bërë fejesën?. Pse thotë Dan Hutra kam shpenzuar 4 mijë Euro?

Zaim Hysa: Ka bërë një drekë atje në Kukës. 50 vetas.

Spartak Koka: Kur filluan problemet?

Zaim Hysa: Pas 3 javësh filluan problemet. Vajza ka tentuar të vijë këtu, lei ka ikur. She i ka thënë gjoja që lei nuk e ke me mua fëmijën se lei ka qenë shtatzënë. Për këtë kanë bërë debat.

Spartak Koka: Dhe vajza ka ikur se nuk ka duruar dot akuzat?

Zaim Hysa: Po bënte debat me personin që gjoja nuk e ke me mua. Kjo i thoshte e ke me mua.

Erjon Hysa: Me sa kam folur unë me motrën, ai dhe e ka rrahur, e ka dhunuar.

Spartak Koka: Çfarë ka ndodhur atë ditë?

Zaim Hysa: Ka ardhur këtu vetë, na ka kërcënuar për këtë që ka ikur Alketa nga shtëpia.

Spartak Koka: Çfarë kërkonte nga ju pastaj?

Zaim Hysa: Para, më paguani shpenzimet atje ose do t’u vras.

Spartak Koka: Pra, ju kërkonte lekët që kishte shpenzuar ai, jo borxh?

Zaim Hysa: Po. Lekët që kishte shpenzuar atje pastaj e nxorri borxh.

Spartak Koka: Sa lekë i dhatë, ja dhatë me cilin qëllim?

Zaim Hysa: Po t’i merrte të na hiqej qafe. Ai ka ardhur na ka kërcënuar këtu mua edhe vajzat, edhe gruan.

Spartak Koka: Lekët ua dhatë nga frika e kërcënimit?

Më 1 Mars 2023, në familjen Hysa, Dan Hutra vrau Mevlute Hysën 30 vjeçe (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses), si dhe plagosi ish-bashkëjetuesen Elena Hysa 35 vjeçe dhe nënën e saj Kujtime Hysa 60 vjeçe.

Latest articles

Related articles