Prej disa javësh, “Big Brother VIP Albania” ka bërë që shqiptarët nga mbarë bota t’i dërgojnë banorëve mesazhe e dhurata përmes një aplikacioni online të quajtur ‘Big love’. Fansat mund të zgjidhin një emoji që nis nga vlera 3 euro deri në 100 euro, e cila është kurora.
Dhe një kurorë i është dërguar së fundmi Luizit nga një prej anëtarëve të familjes Jashari. Bëhet fjalë për Hamëz Jasharin, djalin e Bekim Jasharit, i cili i ka dërguar edhe një mesazh ku shkruhet: “Të përshëndes nga Prekazi Heroik i Adem Jasharit”.
Të shumtë kanë qenë reagimet e banorëve me Nitën dhe Shpatin që i thanë se kjo është dhurata më e bukur që i është bërë ndonjëherë.
Mirëpo në sy ra reagimi i Oltës, e cila në një moment pyet: “Çfarë është Prekazi?”. Ishte Nita ajo e cila i ka shpjeguar që Prekazi është vendi ku kanë rënë heroikisht një familje e tërë gjatë luftës.
Komentuesit në rrjetet sociale janë shprehur të zhgënjyer dhe habitur nga fakti që ajo nuk e dinte këtë gjë dhe nuk i kanë kursyer kritikat.