Këto janë shenjat që tregojnë se keni dëmtim nervash

Në trurin tonë ka miliarda nerva. Shumica e tyre janë periferikë, si degët e një peme që përhapen në të gjithë trupin dhe përcjellin mesazhe të caktuar në të.

Nëse çdo gjë është normale me nervat tuaja, atëherë dhe ju jeni në rregull. Por nëse ato janë të dëmtuara, ky po që është problem. Mund të keni probleme me ecjen, të folurin, madje edhe të sëmureni me lehtë.

Ja disa shenja ose mënyra për të kuptuar nëse keni ose jo dëmtim të nervave.

1- Mpirje ose dhimbje këmbësh, duarsh

Ndjesia e mpirjes mund të fillojë që nga duart, krahët, gjunjët e këmbët.

2- Keni vështirësi në lëvizjen e gjymtyrëve të caktuar.

Kur nervat dëmtohen, apo mund të shkaktojnë jo vetëm mpirje, por edhe paralizë. Në këtë rast do të ishte më mirë të vizitoheshit te mjeku. Një dhimbje e vazhdueshme, mpirje, ose ndjesi shpimi në fund të shpinës deri të këmbët nuk është normale për ju. Kjo ndodh kur nervi statik është i dëmtuar dhe nuk i përgjigjet më asnjë lloj reagimi. Mund ta shkaktojë çdo gjë, një ndrydhje e lehtë, ose diabeti ose diçka tjetër. Nëse papritmas ndodh që të rrëzoheni pa e kuptuar se si, atëherë kjo është një shenjë e keqe. Nëse nervat tuaja dëmtohen, atëherë ju do të keni probleme me ekuilibrin dhe koordinimin e lëvizjeve.

3-Shkoni shumë shpesh në banjë, kjo nuk është një shenjë e mirë për ju. Nervat e dëmtuara, mund të dërgojnë sinjale të gabuara dhe ju detyroheni të shkoni shpesh në banjë edhe pse nuk ju bëhet gjë.

4-Vazhdimisht keni dhimbje koke, por nuk dini se nga çfarë ju vjen. Ju mund të vuani nga ajo që quhet, nevralgji zverkues, bllokim qafe dhe mpirje truri. Mund të jetë një sinjal nga truri se, nervat tuaja nuk funksionojnë mirë.

5- Nuk keni ndjesinë e dhimbjes ose djegies!

Vriteni vazhdimisht, por nuk ndieni dhimbje ose djegie, kjo nuk është një shenjë e mirë. Kjo ndodh pasi nervat tuaja e ka humbur ndjesinë e dhimbjes, djegies etj, prandaj sugjerohet që të vizitoheni te mjeku dhe ai do t’ju ndihmojë.

Latest articles

Related articles