Nëna e Dan Hutrës, i akuzuar për vrasjen e 3 grave 4 ditë më parë në Tiranë tha në një intervistë ekskluzive për emisionin Revieë në Euronews Albania se shkak i konfiktit mes djalit të saj dhe ish-gruas ishte fëmija që ajo priste.
Ajo mohoi që i biri të ketë ushtruar dhunë ndaj ish-gruas, me të cilën siç tha ka pasur marrëdhënies shumë të mira.
Nëna e Dan Hutrës tha se ishin gëzuar për shtatzëninë e ish-nuses dhe kanë festuar kur e kanë marrë vesh lajmin, por më pas ajo ishte larguar nga shtëpia e tyre për në shtëpinë e prindërve.
“Për fëmijën më ka treguar Dani, kam shkuar me nusen dhe ka dalë që ka qenë shtatzënë. Donte të iktë në mëngjes, i thashë ku po shkon? Do shkoj të bëj analiza se jam sëmurë, më tha. Në orën 5 ka ikur nga shtëpia. Më pyet Dani ku është nusja? I thashë që është në shtëpi. Komshia më tregoi që kishte kaluar gardhin nga koteci i pulave, vetëm telefonin kishte në dorë. Erdhi Dani dhe më tha bëhu gati të ikim në Kamëz të bëjmë denoncimin se është zhdukur. Ka shkuar tek familja e vet pas 4 orësh. Dani nuk e ka prekur me dorë. Kur ka lindur nusja, bashkë me vajzën i kemi shkuar në spital dhe i kemi çuar lule”, tha nëna e Hutrës.