Zekthi: Të ishte për Ramën, vula do hipotekohej sot nga Berisha

Nga Fitim Zekthi

Nuk po i hyj debatit se cili ka te drejte ne kete historine bajate te vules, por nje gje duhet thene: Vendimi i sotem nuk eshte diktuar nga Rama. Te ishte per Ramen, vula do hipotekohej sot nga Berisha.

Interesi i Rames per vulen nuk ka lidhje me keto zgjedhje. Ne gjendjen ku opozita eshte, zgjedhjet do t’i humbe thelle, cilido te jete ai qe ka vulen. Efekti i kesaj eshte ne plan afatgjate.

Me Berishen ne krye, opozita nuk ka asnje shans te ngrihet, te reformohet, te ofroje dicka te re, te pershtatshme per te prodhuar shprese e per te terhequr elektorat gri. Me cdo variant tjeter pervec Berishes, opozita ka shanse te ofroje nje fytyre te re per te ardhmen.

Per kete arsye, interesi i Rames eshte te favorizoje Berishen si garanci te perjetshme te pushtetit te vet, qe, ne fakt, sot eshte me i rrenuar se kurre ne planin e besueshmerise publike. Vete shtyrja prej nje viti e gjyqit te vules, ndersa i falen shkallen e pare, ka qene nje menyre per ta ndihmuar.

Kjo shtyre e stergjate i dha mundesi Berishes te fitoje kohe dhe te punoje fort, i ndihmuar edhe nga mediat e oligarkise, te marre ne kontroll nje pjese te mire te strukturave dhe vemendjes publike, per ta vene sot gjykaten dhe shoqerine perballe faktit te kryer.

Une nuk e di kush e ka shumicen ne PD, ndonese besoj se shumica nuk eshte me Berishen. Mund te mos jete as me Alibeajn, por eshte e sigurt qe sot ka nje fryme te gjere jo Berishiste ne opozite. Kete na e verteton fakti qe gjysma e elektoratit te djathte nuk doli te votoje ne zgjedhjet e 6 marsit.

Persa i perket strukturave te partise, ato jane pragmatiste dhe shkojne nga i forti. Te vendosur perballe presioneve, faktit te kryer, shume prej drejtuesve te tyre, perfshire ketu edhe deputete, sigurisht pa kuraje politike, jane lekundur.

E megjithate, gjysma e grupit parlamentar, kryesise se vjeter dhe shumica derrmuese e drejtuesve te degeve nuk shkuan tek Berisha. Kjo nuk eshte pak ne kushtet kur fluksi joberishist eshte sot pa kryetar, pa veprimtari politike ne terren dhe thuajse i paperfaqesuar.

Sot, pa pranine e amerikaneve, Berisha do kish marre gjithcka. Fakti qe nuk e mori verteton se ai nuk ka me fuqi te imponohet, me gjithe ndihmen e Rames. Ky eshte, gjithsesi nje lajm i mire ne germadhen ku e ka katandisur opoziten revolucioni vetevrases i nje lideri qe eshre ne lufte me kohen, veten dhe fatin e vet tragjik dhe te pakthyeshem.

Latest articles

Related articles