Këto janë pamjet e para nga seanca gjyqësore vendimtare që është duke u zhvilluar brenda Gjykatës së Apelit në Tiranë. Nga momenti në moment pritet shpallja e vendimit se kujt do ti përkasë vula ligjore në PD. Të pranishëm edhe përfaqësues të ambasadës amerikane.
Trupa gjykuese përbëhet nga Elona Mihali kryesuese dhe Irida Kacerja dhe Astrit Kalaja, anëtarë.
Në gjykatën e Apelit pritet të jepet vendimi sot për përkatësinë e vulës në Partinë Demokratike. Gjykata do të vendosë mbi ankimimin e Alibeajt ku kërkohet rrëzimi i vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri për njohjen e kuvendit të 11 dhjetorit si legjitim. 3 janë skenarët e sotëm që priten nga kjo gjykatë, në një kohë kur shtyrja e dhënies së vendimit do të vështirësonte regjistrimin e PD pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kur kanë ngelur vetëm 3 ditë nga afati. Mundësitë janë 3; e para që Apeli të lejë në fuqi, vendimin e gjyqtarit Agron Zhugri, vendimi i Zhugrit të zhbëhet dhe të pranohet ankimi i Alibeajt dhe opsioni i tretë që çështja të kthehet sërish për gjykim në Themel.