12 përshtypjet e një udhëtimi në zemër të Ballkanit


Nga Stefan Çapaliku

Nuk ka mundësi që europianët t’i kenë pasë sytë në ballë, kur më 1 janar të vitit 2007 pranuan në familjen e vet edhe Bullgarinë. Këtë mendoja dje, mbas rrotull 15 vjetëve antarsimi të kytre vendeve në BE, teksa përpiqesha të kaloja legalisht kufirin tokësor nga Maqedonia e Veriut për në Bullgari. Gjendesha në pikën kufitare të Gjushevo, mbasiqë kisha kaluar një pejsazh të tmerrshëm, të një qyteti postindustrial si Kriva Palanka, të Maqedonisë së Veriut.
Përshtypja e parë: Askush në rrugë. Qarkullimi me makina krejtësisht minimal.
Përshtypja e dytë: Arroganca e policëve maqedonas ndaj nesh si shqiptarë nuk është asgjë karshi arrogancës së policisë bullgare ndaj kolegëve maqedonas dhe udhëtarëve shqiptarë.
Përshtypja e tretë: Policët bullgarë e kanë barkun disa herë më të madh se policët maqedonas.
Përshtypja e katërt: Në të dyja pikat e kalimit ka pisllëk të madh. Pikat e kalimit kufitarë ngjajnë me një grumbull hekurishtesh të dala boje, kabina plastike të gërvishura dhe ndotura me gjithçka.
Përshtypja e pestë: Rrugët brenda zonës neutrale gjenden në konkurrencë me njëra tjetrën se kush i ka gropat më të mëdhaja.
Përshtypja e gjashtë: Doganieri bullgar ka tagër të më pyesë se ku shkoj dhe pse.
Përshtypja e shtatë: Doganieri bullgar do që unë t’i fal një prej shisheve të verës që kam marrë për t’i bërë dhurata te kolegët në Sofie.
Përshtypja e tetë: Askush nuk më thotë se duhet të pres një taksë (vinjeta) në një kabinë aty përbri.
Përshtypja e nëntë: Një patrullë policësh rri e gatshmë mbas disa kilometrash të të kontrollojë, nëse e ke blerë këtë vinjetën, për të cilën nuk të ka treguar askush.
Përshtypja e dhjetë: Shenjat e komunizmit janë të parikuperueshme.
Përshtypja e njëmbëdhjetë: Edhe historia e më e re po tregohet e rreptë me shqiptarët.
Përshtypja e dymbëdhjetë: Shqiptarët janë popull pa elita. Prej kohësh, populli dhe elitat urrejnë njeri-tjetrin.

(Nga ditari i shkrimtarit)

Latest articles

Related articles